Presidenti brazilian: Vaksina anti-COVID mund t’ju shndërrojë në krokodilë!

Presidenti brazilian: Vaksina anti-COVID mund t’ju shndërrojë në krokodilë!

Jair Bolsonaro

Duke marrë shkas nga deklaratat e drejtuesve të kompanive farmaceutike për mos mbajtjen e përgjegjësive në rastet ku vaksina antiCOVID jep efekte anësore, ka reaguar Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, duke sugjeruar që ajo e zhvilluar nga Pfizer-BioNTech mund t’i kthejë njerëzit në krokodilë, ose në zonja me mjekër.

Sipas mediave të huaja, ai ka qenë skeptik ndaj koronavirusit që kur u shfaq për herë të parë, duke e quajtur atë si “grip të zakonshëm”.

 “Në kontratën e Pfizer gjithçka është shumë e qartë: ne nuk jemi përgjegjës për ndonjë efekt anësor. Nëse shndërrohesh në një krokodil, është problemi yt”, tha Bolsonaro.

Kjo vaksinë i është nënshtruar testeve në Brazil për javë të tëra dhe tashmë po përdoret në Shtetet e Bashkuara dhe në Britani të Madhe.

“Nëse një gruaje i rritet mjekra ose nëse një burrë fillon të flasë me një zë të femrës, ata nuk do të kenë të bëjnë fare me këtë gjë”, tha ai, duke iu referuar prodhuesve të ilaçeve.

Brazili është një ndër vendet më të goditura nga COVID-19 në botë dhe kjo për shkak të politikave të ndjekura nga presidenti i cili ka refuzuar të marrë masa të rrepta kufizuese.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë