Presidenti çek i kërkoi falje Vuçiç për bombardimet e NATO-s në Serbi, Brnabiç: Ky është një akt historik, një gjest i madh

Presidenti çek i kërkoi falje Vuçiç për bombardimet e NATO-s në Serbi, Brnabiç: Ky është një akt historik, një gjest i madh

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, mbrëmjen e djeshme u shpreh se fakti që presidenti i Çekisë, Millosh Zeman kërkoi falje për bombardimet e NATO-s në 1999, është një “akt historik” dhe një “gjest i madh”.

Sipas mediave serbe, Brnabiç tha se është e bindur se askush në NATO nuk është i kënaqur që Zeman ka kërkoi falje për bombardimet e Serbisë.

Kryeministrja serbe, komentoi edhe deklaratën e kryeministrit të Çekisë, Andrej Babish, i cili u shpreh se kjo deklaratë ishte një pozicionim personal i Zemanit. Ajo tha se Zeman “është një politikan i madh dhe serioz”.

 “Nuk erdhi nga dikush atje që u bë aksidentalisht president”, theksoi Brnabiç, duke shtuar se kjo falje do të thotë shumë për të personalisht.

Kryeministrja serbe tha se edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u befasua kur Zeman kërkoi falje. Për bombardimet.

“Kjo është një kënaqësi morale për të gjithë qytetarët e Serbisë”, tha ajo.

“Unë mendoj se Vuçiç, gjatë gjithë këtyre viteve, ka ndërtuar një imazh të ndryshëm të Serbisë dhe lidhje të ndryshme politike me vendet e tjera, ashtu që kemi arritur në pikën ku një politikan i tillë të kërkojë falje”, tha Brnabiç.

Ky moment historik, ndodhi një javë më parë, gjatë një vizite zyrtare të presidentit serb, Aleksander Vuçiç në Çeki.

Gjatë zhvillimit të takimit të dy krerëve të shtetit, Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, i kërkoi ndjesë Vuçiç, për bombardimet e NATO-s të vitit 1999, që u dhanë fund mizorive të forcave serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Në ju falënderuam me bombardime. Prandaj me këtë rast në emrin tim kërkoj ndjesë për bombardimin e Jugosllavisë së atëhershme. Ishte gabim. Si njeri kërkoj ndjesë nga populli serb. Tërë kohën më ka munduar kjo gjë”, tha presidenti çek, i cili ishte kryeministër në kohën e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe.

Bombardimi i Jugosllavisë nga NATO ishte operacioni ushtarak kundër Jugosllavisë, gjatë Luftës së Kosovës.

Sipas NATO-s, operacioni kërkonte të ndalojë abuzimet e të drejtave të njeriut në Kosovë, dhe kjo ishte hera e parë që organizata e përdorur forcën ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sulmet ajrore zgjati nga 24 mars 1999 deri në qershor 10, 1999.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/05/2021 01:25

    Ndoshta z.Zeman do te kishte patur tjeter mendim sikur ndarja e Cekosllovakise ne Ceki e Sllovaki ,te ishte zhvilluar ne ate menyre si ndodhi shperberja e Jugosllavise,apo kemi te bejme me nje vellazeri pan sllavike per cfaredo situate ?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat