Presidenti dekreton 6 prokurorët do
jenë pjesë e stafit të Adriatik Llallës

Presidenti dekreton 6 prokurorët do<br />jenë pjesë e stafit të Adriatik Llallës
TIRANE - Dekretohen gjashtë emrat e prokurorëve që do jenë pjesë e stafit të prokurorisë së Përgjithshme. Vendimi është marrë nga presidenti Bujar Nishani, i cili i dha “ok” listës së dërguar në tavolinën e tij nga kryeprokurori Adriatik Llalla. Pritet që brenda kësaj jave, prokurorët Altin Binaj, Madrit Kullolli, Rovena Gashi, Alma Muça, Kudusi Shahu dhe Adnand Xholi, të marrin detyrat e tyre pranë kësaj prokurorie.

Mësohet se pas mbëritjes së trupës prej gjashtë prokurorëve, Llalla, do të zgjedhë mes Altin Binaj dhe Adnand Xholit për të qënë Drejtues të Zyrës së Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Ndërkohë katër prokurorët e tjerë do të kryejnë funksione të rëndësishme në këtë prokurori, duke shqyrtuar me imtësi dhjetëra dosje penale dhe ankesa të tilla.

Shtimi i numrit të prokurorëve, vjen pas riorganizimit dhe reformit të organit qëndror të akuzës. Të gjashtë emrat janë përzgjedhur nga kryeprokurori Llalla, si meritë e punës së tyre gjatë këtyre viteve që kanë ushtruar detyrën e përfaqësuesit të akuzës. Prokurori Altin Binaj, vjen në Tiranë pas një karriere që në vitin 1997, dhe më pas duke drejtuar prokurorinë e Vlorës, Fierit dhe Durrësit.

Ndërsa kolegu i tij Madrit Kullolli, ka mbi supe një eksperincë më tepër në fushën e krimit ekonomik, duke përqëndruar njohuritë e tij në njësitë Task-Forcë, të ngritura prej disa vitesh në prokurorinë Shqiptare.
 
GJASHTË PROKURORËT

Të gjashtë prokurorët kanë mbi 8 vite që ushtrojnë detyrën e tyre në organin e akuzës. Gjatë kësaj kohe ata kanë ushtruar një sërë veprimesh hetimore, kryesisht në krimin financiar, por edhe në atë të rrugës, ku në gjykim kanë çuar organizata kriminale dhe persona të rrezikshëm për shoqërinë.

Veç kësaj, janë dhe dy prokuroret Alma Muça dhe Rovena Gashi, të cilat kanë shërbyer në prokurorinë e Tiranës, ku kanë hetuar dosje të ndryshme, kryesisht ato që lidhen me problematikën e të miturve. Adnand Xholi, Altin Binaj dhe Kudusi Shahu, janë dy prokurorë që kanë pasur poste drejtuese në prokurorinë Shqiptare.

Shahu, jo më larg se katër muaj ka qënë e detyrë zv/drejtues i prokurorisë së Tiranës, ndërkohë që prokurori Adnand Xholi, vjen në Prokurorinë e Përgjithshme pas një experience në krye të prokurorisë së Lezhës.

Më parë Xholi ka drejtuar dhe prokurorinë e Gjirokastrës, për të qënë më pas prokuror i Krimeve të Rënda, ku ka hetuar dhe gjykuar disa prej grupeve kriminale. Ai ka drejtuar dhe prokurorinë e Lezhës dhe së fundmi është rikthyer sërisht tek Krimet e Rënda.
 
TRANSFERIMI I GOGAJT
Pas miratimit të listës së gjashtë prokurorëve, Adriatik Llalla ditën e djeshme ka urdhëruar tranferimin e prokurorit të Elbasanit, Elvin Gogaj. Ky i fundit largohet nga kjo detyrë pas disa vitesh eksperincë dhe se siç mësohet në vend të tij do të shkojë prokurori i njësisë hetimore Task-Forcë Gentian Osmani.

Ndërsa prokurori Gogaj, do të marrë timonin e prokurorisë së Laçit. Pritet që prezantimi i Osmanit të bëhet ditën e Mërkurë. Osmani prej disa vitesh ka qënë pjesë e Task-Forcës së Tiranës, ndërkohë që tashmë ka fituar besimin e kryeprokurorit Llalla për të qënë drejtues i prokurorisë së Elbasanit.

Me shumë merita nga Elbasani largohet prokurori Elvin Gogaj, i cili gjatë karrierës së tij ka drejtuar disa prokurori. Gjatë punës në Elbasan, Gogaj ka kryer disa operacione duke arrestuar dhe gjykuar njerës të implikuar në korrupsion por dhe në vrasje të bujshme, që kanë tronditur qytetin e Elbasanit.
 
LISTA E EMRAVE
 
1. Altin Binaj
2. Madrid Kullolli
3. Alma Muça
4. Rovena Gashi
5. Kudusi Shahu
6. Adnand Xholi
7. Genti Osmani Elbasan
8. Elvin Gogaj Laç

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim