Presidenti dekreton datën 24 shtator për zgjedhjet për Kryetar në Bashkinë Kukës

Zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë së Kukësit do të mbahen më 24 shtator. Presidenti Bajram Begaj dekretoi këtë të premte datën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, pas vakancës së krijuar pas skandalit seksual të Safet Gjicit, të shpallur fitues në zgjedhjet e 14 majit.

Një video skandal i publikuar teksa ai kryen marrëdhënie intime me një grua brenda zyrës e bashkisë pas komunikimit mes tyre për një tender, e detyroi Gjicin të japë dorëheqje dhe brenda pak orësh edhe shkarkim me vendim qeverie. Arrestimi i Gjicit u bë disa ditë më vonë, më 24 Qershor, për korrupsion pasiv, pasi në video ai i ofron mbështetje financiare gruas Alma K. mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar diskutimet mbi tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin.

Tashmë PS ka zgjedhur kandidatin, ai është Albert Halilaj, ish drejtori i Drejtorisë Tatimore, ndërkohë Berisha ende nuk e ka një emër por sot konfirmoi se do të marrë pjesë në zgjedhjet e Kukësit.

Safet Gjici ndodhet në paraburgim në masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Alma K. oo hetohet në gjëndje të lirë. Aktualisht bashkia drejtohet nga nënkryetari Granit Gjana, ndërsa PS dhe opozita ende nuk kanë zyrtarizuar asnjë emër se cili do të jetë kandidati i tyre për kryetarin e ri të Bashkisë së Kukësit.
Në zgjedhjet e 14 majit, Safet Gjici fitoi me 49. 7 % të votave ndërsa kandidati I Bashkë fitojmë Admir Sinamati mori rreth 600 vota më pak. Në garë ishte kandidat edhe Abedin Oruçi nga Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë I cili mori 2180 vota ppse 9.31%

Safet Gjici u arrestua më 24 qershor2023 në Tiranë për korrupsion pasiv pasi dyshohet se ka favorizuar Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale. 

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani