Presidenti Duka uron klubin Erzeni
për 85-vjetorin e krijimit të tij

Presidenti Duka uron klubin Erzeni<br />për 85-vjetorin e krijimit të tij
Me rastin e përvjetorit të 85-të të krijimit të klubit të futbollit Erzeni, presidenti Armando Duka ka shprehur urimet e përzemërta në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Sipas tij, ky përvjetor jubile për skuadrën e qytetit të Shijakut, është një moment i veçantë, për të revokuar vlerat e futbollit dhe figurat historike të tij.

Duka vlerësoi gjithashtu kontributin që ky qytet, me shumë dashuri për futbollin, ka dhënë gjatë kësaj periudhe.

“Urimit si President i FSHF, dëshiroj që ti bashkëngjisë edhe urimin tim personal. Sepse me këtë skuadër, me këtë qytet, mua më lidhin shumë gjëra. Së pari, im atë ka kontribuar si futbollist e si trajner me skuadrën e Erzenit dhe mbeti deri në fund të jetës së tij, mbështetës i saj. Unë vetë, jam lindur dhe edukuar në këtë qytet.

Aty kam kuptuar se çfarë është futbolli, duke ndjerë emocionet e para që të jep kjo lojë e mrekullueshme. E kam ndjekur Erzenin e asaj kohe në të gjitha ndjeshjet brenda dhe jashtë, duke marrë shumë satisfaksion dhe kënaqësi nga kjo skuadër.

Sot në këtë përvjetor të veçantë për klubin e Erzenit, unë dëshiroj edhe njëherë që ti falenderoj të gjithë ata, që kontribuan për këtë skuadër ndër vite. Ata njerëz, të cilët e bënë futbollin aq të dashur dhe popullor në qytetin e Shijakut.

Edhe njëherë suksese dhe gëzuar këtë festë të bukur! Gëzuar 85 vjetorin e krijimit të Klubit të Futbollit Erzeni! Suksese dhe mbarësi!”
- ishin fjalët e presidentit në ditën e shënuar të klubit shijakas.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar