TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani krahas akuzave në drejtim të kryeministrit, vijon të jetë në sintoni të plotë me linjën e Partisë e cila e zgjodhi në krye të shtetit. Kështu ditën e djeshme, kreu i shtetit Nishani dhe kreu i opozitës Basha, kanë nderuar paralelisht figura të ndryshme në Kosovë në prag të 7-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Presidenti Nishani ka dekoruar disa nga figurat dhe personalitetet më në zë që kanë dhënë kontributin e tyre për këtë arritje.
Nishani vlerësoi figurën e Ibrahim Rrugovës dhe Adem Jasharit për kontributin e dhënë. “Sot Kosova shënon 7 vjetorin e pavarësisë dhe ne kujtojmë me krenari qëndresën heroike të Adem Jasharit me një qëndresë legjendare unike në historinë botërore, si nga forma dhe nga përmbajtja. Një emër i madh i kontributit për Kosovën është dhe Ibrahim Rugova, i cili i imponoi botës idenë e mposhtjes të robërisë duke u përcaktuar për luftën paqsore për çlirim me porosinë për mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe koha tregoi se ishte çelësi efikas i arritjes së fitores”, deklaroi Nishani.
Kështu presidenti vlerësoi duke vlerësuar me medalje të veçanta kontributin e dhënë nga heronjtë e luftës Agim Ramadani, Tahir Pajaziti, Luan Haradinaj, Smal Haradinaj, veprimtarët Uk Bytyçi, Ismet Raci, intelektualët Latif Berisha, Enver Maloku dhe Indrit Cara që u flijua për çlirimin e Kosovës. Për çlirimin e Kosovës u flijuan bijtë më të mirë dhe ata do të jenë në kujtesën tonë historike, duke edukuar brezat e ardhshëm për jetësimin e tyre sot dhe nesër.
PD
Ndërkohë që ceremoni për nderimin e figurave të luftës në prag të pavarësisë zhvilloi edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht kreu i PD, Lulzim Basha. Kryebashkiku i Tiranës nderoi me titullin “Qytetar Nderi” ish-komandantin e UÇK-së dhe liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj. Në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha u shpreh se krahas heronjve të ndarë nga jeta të Kosovës, është edhe Ramush Haradinaj i cili fatmirësisht siç u shpreh ai është gjallë.
Ndërkohë që nga ana e tij Haradinaj u shpreh se ndjehet i nderuar që ka marrë këtë titull, duke shtuar se përvjetori i Pavarësisë së Kosovës është dita e reflektimit të sakrificave të të gjithë shqiptarëve. Për këtë fakt,Haradinaj nënvizoi se do të punojë edhe më tepër në bashkimin e shqiptarëve kudo ku janë. Presidenti Nishani prej kohësh vijon të ketë qëndrime të njëjta me Partinë Demokratike, përfaqësuesit e të cilës e zgjodhën në krye të shtetit, ndërkohë që vetë Presidenti prej ditësh është përfshirë në një debat të ashpër publik me qeverinë dhe kryeministrin Rama.
Shoqata Çamëria
Urdhër mirënjohje për Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj është vlerësuar me "Urdhrin e Mirënjohjes" nga shoqata Çamëria dhe grupi parlamentar i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, i ka dhuruar Haradinajt urdhrin e mirënjohjes të shoqatës "Çamëria",duke vlerësuar kontributin e dhënë. Dita e 17 shkurtit është një datë e veçantë edhe për PDIU,e cila në 2011 shkriu në një parti të vetme forcat politike të PDI-së dhe PDU-së.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 shkurt 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com