Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur deklaratave të kryetares së komisionit të Ligjeve, Ermonela Felaj e cila tha se presidenti edhe mund të mos arrestohet lidhur me shkeljet e gjetura në raportin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit. Sipas Blushit kjo është një minë me sahat për fitoren përfundimtare të Reformës në Drejtësi.
“Mungesa e vendosmërisë së hekurt revolucionare që shfaqi sot deputetja Ermonela Felaj, duke lënë një fije dyshimi që Presidenti i Republikës edhe mund të mos arrestohet, është një minë me sahat për “fitoren” përfundimtare të Reformës në Drejtësi!”, shkruan zëdhënësi i Presidentit.
E ftuar në Top Talk Ermonela Felaj foli për letrën e Metës dërguar Këshillit të Lartë të Gjyqësorit për Gjykatën e Lartë, ku vuri në dukje se KLGJ në raportin që i ka dërguar Kuvendit ka gjetur një sërë shkeljesh nga KLD, që kryesohej nga Presidenti.
Kjo ti kthej leket Sybiut ne kucove se desh u mbyt ne liqen i shkreti...gjynaf nga zoti
PërgjigjuSa gje e bukur te te shohesh ne kete pike. S’ke pare gje akoma. Ke shume gjynahe per te lare. Hajdut
PërgjigjuA e dini me ke ke te besh zonja Felaj? Me nje president qe ka gjakun e Avni Rustemit dhe qe eshte trim si Vojo Kushi.
Përgjigju