Presidenti, Fatos Nano në
selinë PS takon Edi Ramën

Presidenti, Fatos Nano në <br />selinë PS takon Edi Ramën
TIRANË – Pas 5 vjetësh dhe sërish synimi për tu bërë president e ka çuar edhe një herë ish kryeministrin Fatos Nano drejt selisë së Partisë Socialiste e konkretisht zyrës kryesore në katin e dyte.
Burimet pranë ish kryeministrit konfirmuan se Nano ka kërkuar ditën e djeshme takimin me njeriun që drejton Partinë Socialiste që prej largimit të tij në vitin 2005, Edi Rama.
Nano, i shoqëruar nga bashkëpunëtori i tij i vjetër, Ilir Kulla ka hyrë në selinë e PS në orën 11 e 5 minuta, pasi është pritur nga përfaqësues të kabinetit të kryesocialistit.

Takimi vjen pak ditë pas takimit që zoti Nano zhvilloi me ambasadorin e SHBA-së Aleksandër Arvizu dhe kryetarin e LSI, Ilir Meta. Pas takimit, më 23 prill Nano u shpreh për gazetarët se ishte optimist dhe se gëzonte mbështjen e deputëve socialistë. “Kur të takoj zotin Rama do të riaktivizoj gjithë aktivitetin e shpallur dhe të fjetur të së majtës në mbështetje të liderit historik të saj” deklaronte Nano.

Kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi deklaroi dy ditë më parë se Fatos Nano në kandidaturën e tij për president nuk mund t’i mbajë shpresat në votat e deputetëve socialistë. Në intervistën për “5 pyetjet nga Babaramo”, Ruçi deklaroi se vetëm votat e PS nuk do të mjaftonin që Nano të zgjidhej si presidenti i ardhshëm i Shqipërisë, ndërsa ka lënë të kuptohet se PS do të votojë emrin e tij, në rast se paraqitet si kandidaturë konsensuale

Në bazë të nenit 87 të Kushtetutës kandidati për president të Republikës i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Presidenti zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat në Kuvend me një shumicë prej tre të pestave të të gjithë anëtarëve të tij.

(aq/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë

Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë