Presidenti filipinas, Duterte: Zoti
më tha për të ndaluar sharjet  

Presidenti filipinas, Duterte: Zoti<br />më tha për të ndaluar sharjet  
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte është shprehur se i ka premtuar Perëndisë se do të postrojë gjuhën e tij vulgare.

Gjatë kthimit në shtëpi nga një udhëtim në Japoni, Duterte ka deklaruar se Perëndia i ka dhënë atij një ultimatum në avion.

‘’Unë dëgjova një zë që më tha, ndalo së foluri në mënyrë vulgare me të tjerët ose avioni do të bjerë’’, është shprehur Duterte për gazetarët të cilët e prisnin në aeroport.

Duterte e ka quajtur presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obamën, ‘’biri i një k....”. Por ai u shpreh se edhe premtimi i tij mund të ketë kufij.  ‘’Çdo gjë do varet nga koha’’ është shprehur Duterte për mediat lokale. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin