Gjatë një fjalimi në Hanoi, Duterte deklaroi’’ “një stërvitje nëntëditore mes trupave amerikane dhe filipinas të planifikuara që të fillojnë me 4 tetor, në Filipine, do të jetë e fundit”.
“Ju bëj me dije se kjo do të jetë stërvitja e fundit ushtarake mes amerikanëve dhe filipinasve”, tha ai në Hanoi, ku ishte për një vizitë dyditore.
Pavarësisht planifikimit për t’i dhënë fund stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, Duterte tha se “do të ruajë aleancën ushtarake me SHBA-së, sepse ekziston një pakt, të cilin vendet tona e kanë nënshkruar para 50 viteve”.
Marrëdhëniet mes Filipine-SHBA-së kanë qenë gjithnjë nën presion, që kur Uashingtoni kritikoi fushatën e Dutertes kundër drogave të paligjshme, prej të cilës janë vrarë të paktën 1 247 persona.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com