Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili qëndrimin e presidentit Ilir Meta për çështjen e Unazës së Madhe e krahasoi me atë të opozitës (Lexo këtu), ka reaguar Tedi Blushi, zëdhënësi i kreut të shtetit. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat thuhet se reagimi i kryeministrit ka qenë aspak serioz. Blushi i është rikthyer edhe njëherë arsyetimeve të Metës pse është kundër procedurës së tenderimit të rrugës (Lexo të plotë), ndërsa i drejtohet me dy pyetje kryeministrit lidhur me këtë çështje.
Deklarata e Tedi Blushit, zëdhënës i presidentit Meta:
Në procedurën e tenderimit :
Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta - Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja” - Loti 1 .
Vlera e fondit limit të tenderit të shpallur nga ARRSH për Lotin 1 ka qenë = 2 246 450 297 Lekë OSE 18 116 534 EURO
Vlera e kontratës së lidhur me kompaninë fiktive "DH Albania" = 2 246 450 000 Lekë ose 18 116 532 EURO
Sigurimi i Kontratës prej 10 % te vlerës së kontratës në shumën = 224 645 000 lekë të reja OSE 1 811 653 EURO
Sipas "dokrrave ligjore" që kanë përgatitur vartësit e tij, lindin disa pyetje për Kryeministrin:
A ka kërkuar sipas rregullave të prokurimit publik qeveria dhe ARRSH konfiskimin e kësaj vlere (sigurimin e kontratës) për llogari të Shtetit Shqiptar, pasi u faktua se kontratën e kishin lidhur me një kompani fantazëm?
A ka mundur shteti të garantojë interesin publik në këtë rast, duke konfiskuar sigurimin e kontratës, apo edhe ky dokument (sigurimi i kontratës) ka qenë i falsifikuar?!
Këto dhe shumë detyra të tjera, ligji ja ngarkon Kryeministrit dhe vartësve të tij që t'i bëjnë. Shtëpia me tjegulla dhe shteti me rregulla, thotë populli ynë.
S mori % IluM qe i ka ngelur qefi??
Përgjigju