Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas kundërshtimit të shprehur nga presidenti i repuiblikës, Ilir Meta, lidhur me projektin e "Unazës së Re" sot gjatë një takimi me banorë të "Astirit" (Lexo këtu). Duke thumbuar kreun e shtetit, Rama shkruan se Meta është drejtuesi më serioz i opozitës. Sipas tij, ai ligjin dhe kushtetutën e lexon njësoj si opozita dhe e urren qeverinë gjithashtu me të njëjtën gjuhë si pakica. Ndryshimi, sipas Ramës, i Metës nga opozita është se presidenti detyron vartësit të sajojnë dokrra ligjore të cilave u del zot me shkresa. 

Postimi i Ramës
E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës.Kushtetutën e lexon njësoj si ata.Qeverinë e urren njësoj si ata.Rrëmujën e uron njësoj si ata.Po ndryshe nga ata,ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra "ligjore" dhe budallallëkut i del zot gjithnjë shkresërisht.