GREQI - Presidenti gjerman Hoakim Gauk i ka kërkuar falje popullit grek në emër të Gjermanisë, për krimet e nazistëve në Luftën e Dytë Botërore. 

Gauk vizitoi fshatin e Ligiades në veri-perëndim të Greqisë, ku në tetor të vitit 1943 forcat gjermane vranë më shumë se 90 banorë të fshatit, mes të cilëve 34 fëmijë. Sipas tij, ajo që ndodhi në fshatin e vogël grek ishte një padrejtësi.

Gjatë ceremonisë në emër të të vdekurve presidenti gjerman vendosi një kurorë me lule tek memoriali, së bashku me homologun e tij grek Karolos Papulias, i cili hapi dhe temës e kompensimit që vendi i tij duhej të merrte nga Gjermania. Por presidenti gjerman u përgjigj se bëhej fjalë për një çështje të mbyllur tashmë. Ai pranoi se Gjermania i detyrohej Greqisë vetëm një ‘borxh moral’ për masakrat e ushtarëve nazistë.

Gjermania i ka dhënë Greqisë në vitin 1960, nëj shumë prej 115 milionë markash si kompensim për Luftën e Dytë Botërore, por Athina zyrtare argumenton se paratë e mara ishin vetëm një pagesë fillestare.

Redaksia online
(e.c/shqiptarja.com)