Presidenti gjerman vizitë në qytetin e Beratit, njeh nga afër historinë dhe kulturën shqiptare: Europa duhet të besojë në arritjet tuaja (VIDEO)

Presidenti i Gjermanisë Frank Walter Steinmeier ka vizituar mesditën e sotme qytetin e Beratit. I shoqëruar nga disa përfaqësues të presidencës gjerman si dhe nga pushtetarë vendor, presidenti Steinmeier e kreu ndalesën e tij të parë në Xhaminë Mbret dhe në Teqenë e Helvetive, dy objekte kulti të fesë myslimane që ndodhen brenda Qendrës Historike të qytetit.

Më pas presidenti Steinmeier dhe delegacioni që e shoqëronte vizituan Kalanë e qytetit. Ata u ndalën fillimisht në Muzeun Ikonografik "Onufri", ku pasi u njoh nga afër me veprat që pasqyrojnë mjaft qartë edhe bashkëjetesën fetare, shkruajti edhe përshtypjet e tij në librin e përshtypjeve të këtij muzeu.

Ndalesa e fundit e presidentit gjerman ishte në majën më të lartë të kalasë së qytetit, pikërisht tek "Tabja", atje nga ku mund të shikosh të gjithë qytetin si në pëllëmbë të dorës nëpërmjet teleskopit. Pasi u njoh me bukuritë e qytetit presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier dhe edhe përshtypjet e tij për këtë vizitë. Steinmeir u ndal sërish tek integrimi europian duke thënë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përparuar në fushën kundër korrupsionit.

“Jam këtu për të treguar dhe për të thënë se në këtë moment ka ardhur koha që Europa duhet të besojë në arritjet e të dyja vendeve. Maqedonia e Veriut ka përparuar në drejtimin e integrimit sidomos me pakicat Bullgare ndërsa Shqipëria këto 10 vitet e fundit ka ecur në luftën kundër korrupsionit.

Ndërsa unë do ju them investitorëve se më vjen mirë nëse vijnë këtu që të rinjtë të integrohen. Dhe është mirë që të rinjtë të punojnë këtu, nuk ua marrim ne por duhet të investohet këtu që të hapen vende pune. Megjithëse ka ende shumë për të bërë. Lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë”, tha Steinmeier.

Një ditë më parë, Steinmeier një takim edhe me Kryeministrin Rama dhe kryetarin e bashkisë Veliaj, ndërkohë që e veçanta ishte se ai zhvilloi homazhe në nder të të rënëve shqiptarë në luftën e Dytë Botërore. Në Varrezat e Dëshmorëve vendosi një kurorë me lule.  

Gjatë takimit me Edi Ramën, dha mesazhin se Shqipëria duhet të vijojë rrugën e ndjekur drejt familjes së vlerave evropiane, më këmbëngulje dhe durim, dhe me zemrën e madhe pro Evropës.

Nga foltorja e parlamentit shqiptar, Presidenti i Republikës Federale Gjermane, Frank-Walter Steinmeier i bëri thirrje opozitës dhe qeverisë të punojnë së bashku përtej llogoreve politike për destinacionin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Europian. 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!