Presidenti Hashim Thaçi: Mandati për
formimin e qeverisë i takon fituesit

Presidenti Hashim Thaçi: Mandati për<br />formimin e qeverisë i takon fituesit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi sot se mandatin për formimin e qeverisë e ka vetëm fituesi i zgjedhjeve të 11 qershorit.
 
‘Sa i përket mandatarit mendoj se gjithçka është e qartë. Fituesi është ai i cili lëviz drejt formimit të Qeverisë së Kosovës.
 
Them me përgjegjësi të plotë se do të respektohet në tërësi vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 që gjithçka të bën të qartë sa i përket se fituesi e themelon Qeverinë natyrisht duke krijuar numrat e nevojshëm
’, tha Thaçi.
 
Koalicioni i udhëhequr nga PDK me kandidat për kryeministër Ramush Haradinajn doli i pari, por nuk arrin që të formojë i vetëm qeverinë, pasi nuk e ka numrin e mjaftueshëm të mandatave.
 
Ndërkohë që në vendin e dytë u rendit Vetëvendosja me kandidat për Kryeministër Albin Kurtin. 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin