Gramoz Sako, drejtuesi aktual i Gardës Së Republikës është pajisur së fundmi dhe me gradën madhore “Gjeneral Garde”.

Kjo gradë i është akorduar Sakos nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani me dekret prej datës 4 Prill 2016.

Sako është vendosur drejtues në Gardën e Republikës prej vitit 2013 ku zëvëndësoi në këtë post Artan Hoxhën.

Deri në marrjen e gradës Gjeneral, Sako ka mbajtur gradën kolonel ndërsa ai prej më shumë se 1 dekade është efektiv në Forcat e Armatosura të vendit.

foto

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)