Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka reaguar pas ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Ai e cilëson si një humbje të madhe, ndërsa shton se Vokrri ishte njeri shembull i entuziazmit, energjisë dhe një udhëheqës i madh.
Mora me pikëllim këtë lajm, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e Fadil Vokrrit. Ai ka qenë një pionier në shumë mënyra dhe ka arritur një karrierë të madhe ndërkombëtare, duke luajtur në klube e liga të ndryshme të nivelit të lartë, në një kohë kur nuk ishte aq e zakonshme sa sot. Hodhi themelet për anëtarësimin e Kosovës në FIFA.
Kjo kërkon energji të jashtëzakonshme, besim, forcë dhe bindje. Fadili i kishte të gjitha, ai ishte njeri shembull i entuziazmit, energjisë dhe një udhëheqës i madh. Jam krenar që e kam njohur dhe kam punuar me të
Gianni Infantino