Presidenti i Filipinës shan nga nëna
kreun e Shtëpisë së Bardhë Obama

Presidenti i Filipinës shan nga nëna<br />kreun e Shtëpisë së Bardhë Obama
Presidenti i Filipinës ofendon rëndë homologun Obama duke e sharë nga nëna. Ai ka kërkuar që Obama të mos ndërhyjë në gjykimet e vrasjeve. Duterte theksoi se është lideri i një vendi sovran dhe duhet t’i përgjigjet vetëm popullit të Filipinës. 

Në dy muaj në luftë me drogën policia lokale ka vrarë rreth 2000 të dyshuar shpërndarës ose trafikant droge.  Kritikët flasin se këto vrasje janë bërë vetëm në kuadër të dyshimeve.

Ndërsa Duerte ka premtuar se në 6 muaj do të cliroj vendin nga droga dhe nga krimi dhe se lufta për ta arritur këtë gjë do të jetë e vështirë dhe e përgjakshme. Kreu i Shtëpisë së Bardhë është shprehur se  ka pyetur  stafin e tij nëse takimi me Duterte do të jetë produktiv duke patur parasysh deklaratat e tij. Madje ai ka kërkuar që të anulohet takimi i parashikuar me të me të cilin do të diskutonin lidhur me çështjen e të drejtave të njeriut në Filipine.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar