Presidenti i FSHF Duka: Viti 2016
ka qenë i jashtëzakonshëm

Presidenti i FSHF Duka: Viti 2016<br />ka qenë i jashtëzakonshëm
2016 nuk mund të ishte një vit më i mirë për Federatën Shqiptare të Futbollit që shënoi arritjen më të madhe në histori me kualifikimin në Europian.

Kjo dhe shumë të tjera ishin pjesë e vlerësimeve të FSHF në një ceremoni të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, ku ishin të pranishëm shumë protagonistë të së kaluarës dhe aktorë të futbollit aktual. “Ky ishte një vit i jashtëzakonshëm për futbollin shqiptar. Brenda tij me një intensitet maksimal ndodhën ngjarje që do të mbahen mend gjatë".

Por ngjarja më e madhe historike dhe e paharrueshme që nxiti krenarinë kombëtare të të gjithë shqiptarëve ishte pjesëmarrja në finalet e Europianit 2016.

Për fat të keq, individë apo grupime, që gjithsesi mbeten në minorancë, pavarësisht sukseseve të këtij viti tentuan dhe vazhdojnë të tentojnë të përbaltin sukseset e lojës tonë të dashur”, deklaroi në fjalën e rastit Presidenti i FSHF-së, ArmandoDuka.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene