Presidenti i Gjermanisë: Duhet
të pezullohet procesi i integrimit

Presidenti i Gjermanisë: Duhet<br />të pezullohet procesi i integrimit
Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck në një intervistë për Die Welt deklaroi se procesi i integrimit duhet të pezullohet për momentin për të qartësuar qëllimet dhe planin e veprimeve të mëtejshme.
 
Joachim Gauck u shpreh se është përgjegjësi e Gjermanisë për të udhëhequr procesin e integrimit, ndërsa nuk duhet të hyjmë në një valë të populizmit anti-evropian, prandaj duhet një pauzë për të rifituar mbështetjen.
 
Duke krijuar BE-në, ne kemi zhvilluar një koncept për të cilin gjeneratat tona të mëparshme as që kishin guxuar të ëndërrojnë.
 
Por, në rrugën për një bashkim gjithnjë e më të afërt, ne kemi qenë ndonjëherë aq të shpejtë sa që jo të gjithë qytetarët ishin në gjendje që të mbajnë ritmin ose e donin këtë.
 
Ne duhet të mendojmë për një pauzë në të cilën ne të diskutojmë, çfarë qëllimi kemi arritur me këtë ritëm.
 
Duhet një pauzë për të rifituar mbështetjen e njerëzve, të cilët janë aktualisht në mënyrë të madhe në kundërshtim me BE-në.

Unë e shoh këtë si një përgjegjësi kryesore të Gjermanisë, për shkak se ne jemi avokatë shumë të forta të Evropës, për shkak të kaluarës sonë.
 
Ne nuk duam të hyjë në një valë të populizmit anti-evropian dhe nuk duhet ta lejojmë këtë
" tha Presidenti i Gjermanisë tha Gauck.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës