Real Madrid rrezikon të shkojë i gjymtuar në ‘El Clasico-n’ kundër Barcelonës me 28 tetor. ‘Galaktikët’ pritet të vuajnë shumë në mbrojtje, pasi kanë të konfirmuar Militao-n e dëmtuar dhe Nacho-n të pezulluar.
Megjithatë listës rrezikon ti shtohet edhe Rudiger, pasi gjermani është një karton larg pezullimit. Sipas të gjitha gjasave ai do jetë në fushë kundër Sevillia-s dhe duke parashikuar itensitetin e ndeshjes nuk do ishte çudi nëse mbrojtësi do ndëshkohej. Nëse kjo do ndodhte atëherë Ancelotti-t pothuajse do ti mungonte një repart i tërë.
Megjithatë te Reali për momentin ka edhe një çështje që ka të bëjë me COVID. Klubi madrilen ka njoftuar se presidenti Fiorentino Perez është infektuar sëfundmi.