Presidenti i ka sulmuar djalin, Lefter Koka: Nuk do ia përmendja kurrë fëmijët Ilir Metës

Presidenti i ka sulmuar djalin, Lefter Koka: Nuk do ia përmendja kurrë fëmijët Ilir Metës

Lefter Koka dhe Ilir Meta

Akuzat e forta ndaj familjes së tij nga Presidenti Ilir Meta, deputeti Lefter Koka, i konfirmuar tashmë në radhët e PS-së në Durrës edhe në zgjedhjet e 25 prillit, i ka komentuar sot. Koka thotë se kurrë nuk do t'ia përmendte fëmijët Metës. 

 “Meta ka marrë dhënie personale me tim vëlla dhe nuk e kuptoj se si në një ditë është me të dhe në një ditë kundër tij. Me tim bri s’jam nderë mirë. Të shohësh edhe një fëmijë si kundërshtar dhe ta kundërshtosh si armik është e pahijshme. Kam ndenjur me presidentin dhe s’do ta mendoja kurrë që t’i përmendja fëmijët”, tha ai në një intervistë në emisionin “Breaking”.

Ndër të tjera Lefter Koka ka deklaruar se Presidenti Ilir Meta nuk është larguar kurrë nga LSI, ndonëse gjatë këtyre viteve ka qenë Kreu i Shtetit.

"Meta nuk është larguar kurrë nga LSI. Edhe Berishën e ri dhe të vjetër e kam parë, shoh edhe Metën që interpreton Berishën, por përveçse më kanë dhënë forcë më kanë bërë të punoj më shumë në këto zgjedhje. Në Durrës mandati im është i merituar, nuk ka rikthim  mbrapa LSI do të shkojë drejt normalitetit të saj", tha deputeti socialist.

Ilir Meta ka akuzuar djalin e Lefter Kokës se ka blerë vota në Durrës.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës