
Gustavo Petro dhe Benjamin Netanyahu
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka propozuar krijimin e një komisioni paqeje për t’i dhënë fund dhunës midis izraelitëve dhe palestinezëve.
Petro bëri thirrje për lirimin e pengjeve që ende mbahen në Gaza, raporton CNN.
“Unë e konsideroj si prioritet të ecim shpejt drejt një ndërprerjeje të menjëhershme të armiqësive dhe të fillojmë bisedimet për lirimin e të gjithë pengjeve”, shkroi Petro në një letër të datës 29 janar drejtuar kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Propozimi i Petro vjen pasi presidenti kolumbian tha se Netanyahu i shkroi atij më 11 janar duke i kërkuar ndihmë për lirimin e pengjeve.
Lajmi kryesor:
Lufta/ UNRWA: Pa fonde, mund të mbyllim dyert deri në fund të muajit! Politike: Biden drejt sanksioneve kundër izraelitëve që sulmuan palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar







