KOLUMBI - Presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos ka pohuar se vuan nga kanceri i prostatës ndërsa të mërkurën do t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. 61 vjeçari thotë se tumori është zbuluar në fazat e para të tij dhe shanset për shërim janë në masën 97%.
Prononcimi publik i Santos vjen vetëm një javë përpara se qeveria e tij të hyjë në bisedime me rebelët për ti dhënë fund konfliktit të brendshëm prej pesë dekadash. Santos që mori postin në gushtin e vitit 2010 nuk është i vetmi lider i amerikës latine i diagnostikuar me kancer.
Më parë diçka e tillë ka ndodhur në Dilma Rousseff të Brazilit, Luiz Inacio Lula Da Silva, Hugo Chavez i Venezuelës, ish Presidenti i Paraguait Fernando Lugo dhe ai i Kubës Fidel Catro.
Korespodenti i BBC-së në Bogota tha se pohimi i Santos surprizoi kolumbianët. "Kam kryer të gjitha egzaminimet e rastit dhe doktorët kanë konstatuar një kancer prostate", u shpreh Santos.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com