1767597701_gustavopetro.webp

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro akuzoi Shtetet e Bashkuara se po ndjekin një politikë të jashtme që synon kolonizimin e vendeve të Amerikës Latine, duke e krahasuar ekspansionizmin e supozuar të Uashingtonit me atë të Gjermanisë naziste të Adolf Hitlerit.

Petro iu përgjigj në X një postimi nga kandidatja presidenciale kolumbiane, Paloma Valencia, e cila vlerësoi veprimin ushtarak amerikan, duke pretenduar se kishte hapur një mundësi për një Venezuelë të lirë, shkruan La Stampa.

"Nëse mendoni se një grua e pafajshme kolumbiane, venezuelianë të moshuar dhe ushtarë të rinj që bëjnë detyrën e tyre duhet të vdesin, atëherë do të mendoni të njëjtën gjë për popullin kolumbian nëse kërcënimi i Trump bëhet realitet. Kjo është thjesht tradhti", shkroi kreu i shtetit të Kolumbisë.

Sipas Petros, Doktrina Monroe, një udhëzues historik i politikës së jashtme të SHBA-së, synon të transformojë republikat sovrane të Amerikës Latine në koloni", duke shkelur të gjithë rendin e së drejtës ndërkombëtar".

"Është e njëjta doktrinë Lebensraum e përdorur nga Hitleri dhe që shkaktoi dy luftërat botërore", shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Pas sulmit të SHBA, të shtëna me armë pranë selisë qeveritare në kryeqytetin e Venezuelës (VIDEO)