/ATSH/.- Në Prishtinë ka nisur vrapimi për Ditën Olimpike, garë kjo e fëmijëve që po mbahet për nder të vizitës së presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach me ekipin e tij.
Rreth 500 fëmijë nga sheshi "Zahir Pajaziti", kanë nisur vrapimin bashkë me kreun e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, si dhe me drejtues të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Pjesë të kësaj gare janë fëmijët e lindur në vitin 2008, që përkon me vitin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ky është edicioni i katërt i këtij lloji. Ndërkohë, para kësaj gare, delegacioni i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar vizitoi selinë e Komitetit Olimpik të Kosovës, ndërsa pas pak në Swiss Diamant, presidenti Bach do t'i drejtohet gazetarëve. /Kosovapress/
/Shqiptarja.com