Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar nga BE që të diskutohet njohja reciproke
Miroslav Lajčák dhe Hashim Thaçi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media pas takimit me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ka thënë se në takim kanë diskutuar për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë e cila do të nënkuptonte njohjen reciproke.
“Përfundova një takim me të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak. Mund të konkludoj se takimi në përgjithësi ka qenë një takim korrekt konstruktiv, një bisedë e hapur dhe miqësore në drejtimin e gjetjes së mundësive për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, që do të nënkuptonte njohjen reciproke si dy shtete të pavarura dhe me mundësinë që Kosova të anëtarësohet në OKB. Unë vazhdoj të besoj fuqishëm që e ardhmja e Kosovës është të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së. Gjithashtu, besoj fuqishëm që ka ardhur momenti që BE-ja të hedhë në tavolinë marrëveshjen për njohjen reciproke dhe jo të vazhdojë me dialog teknik”, tha Thaçi.
Një tjetër pikë diskutimi mes palëve ishte çështja e liberalizmit të vizave për Kosovën.
“BE-ja duhet të lëvizë sa më shpejt në çështjen e liberalizimit të vizave, sepse janë vonuar dhe po ndodh padrejtësisht ndaj qytetarëve të Kosovës. Vetëm njohja reciproke mund të jetë mundësia e vetme që garanton stabilitetin në rajon dhe fqinjësinë mes dy shteteve", tha presidenti.
I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi ditën e djeshme u takua edhe me kryeministrin Avdullah Hoti ku u diskutua për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3811
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente
23 Dhjetor, 20:10
-
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë
23 Dhjetor, 11:52
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit
23 Dhjetor, 08:46
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
21 Dhjetor, 22:33
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor, 19:45
-
BE-ja shpreson për progres në integrimin e serbëve pas zgjedhjeve në Kosovë
21 Dhjetor, 16:47
-
Berisha sulmon Dumanin dhe del kundër SHBA: E ka vendin në burg, amnistoi krimet elektorale, s'mund t'i zgjatet mandati! Merr 100 mln lekë në vit, mercenar i partisë
20 Dhjetor, 13:04
-
BE 30 miliardë € për Ukrainën vitin tjetër! Costa: Koha për ta forcuar
20 Dhjetor, 08:47
-
Presidenti italian: Rreziku i ndërhyrjeve të jashtme në Ballkan është tepër i lartë
20 Dhjetor, 07:36