Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski: Nuk duhet të lobojmë për pavarësinë e Kosovës
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Maqedonia e Veriut, nuk duhet të lobojë për pavarësinë e Kosovës, ishte kjo deklarata e presidentit maqedonas Stevo Pendarovski.
Ai është shprehur se Maqedonia e Veriut, e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 dhe që prej asaj kohe, angazhimi për ndërtimin e marrëdhënieve të mira ka qenë maksimal.
"Ne e njohëm Kosovën si një shtet të pavarur në 2008, kur shumica e partnerëve tanë strategjikë e bënë këtë, dhe që nga ajo kohë ne jemi angazhuar për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me Kosovën, sepse në atë mënyrë ne jemi duke përmbushur interesat tona kombëtare", tha Pendarovski.
Penadarovski kujtoi se Maqedonia e Veriut, bëri kompromise të vështira në mënyrën që të bëhet pjesë e NATO-s si dhe të fitojë një vend në Bashkimit Evropian në të ardhshmen.
Ai theksoi se anëtarësim në BE është thelbësor për zhvillimin e përgjithshëm të të gjitha vendeve të rajonit.
"Anëtarësimi në BE është thelbësor për zhvillimin e përgjithshëm të të gjitha vendeve në rajon dhe ne nuk kemi asnjë alternativë reale për integrimin evropian," përfundoi Pendarovski.
Gjithashtu presidenti maqedonas, ka shprehur edhe mirënjohjen e tij ndaj Serbisë, për shkak të ndihmës së madhe në “luftën” me pandeminë dhe procesin e vaksinimit kundër COVID-19.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Komisionerja Kos takon drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, 'kokë më kokë' me Dumanin, Çelën dhe Metanin për afro një orë
13 Mars, 20:37
-
Kuvendi miraton 8 projektligje me votat e PS, mes tyre Plani i Rritjes i BE, ‘Paketa e Maleve’, shtyrja e afatit të Komisioneve Xhafaj-Braçe dhe hapja e zyrës së BEI
13 Mars, 16:39
-
Nga luksi në krizë: Si Gazprom humbi dominimin mbi tregun evropian të energjisë
13 Mars, 15:19
-
Demush Shasha: Koha për ndryshim kursi
13 Mars, 15:18
-
Përshkallëzohet 'lufta' Trump- BE/ Presidenti: Nëse nuk pini uiskin tonë, do e rrisim 200 % tarifën e verërave tuaja
13 Mars, 14:42
-
Serbi/ Të shtunën protesta masive, studentët nisin marshimin drejt Beogradit
13 Mars, 14:32
-
Mirel Josa largohet nga Vëllaznimi, gjen akordin me klubin e Superligës
13 Mars, 14:20
-
Skandal korrupsioni në Bruksel? Prokuroria belge heton eurodeputetët
13 Mars, 13:21
-
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"
13 Mars, 12:56
-
Rama: Marta s’u prit me diell, por shiu është bereqet! Shqipëria e meriton BE-në, s’kemi alternativë tjetër
13 Mars, 10:52
-
Komisionerja e BE në Tiranë: E meritoni integrimin, reforma në drejtësi gur themeli! Rama: Rruga jonë e vetme Europa! Batuta me Kos: Duam lekët tona (VIDEO)
13 Mars, 07:25
-
U prezantua nga Ursula von der Leyen, Parlamenti Europian miraton rezolutën për riarmatosjen e unionit
12 Mars, 18:12