Presidenti i ri/ Gjiknuri: Propozimi për përfshirjen e ndërkombëtarëve në proces absurd! Fatos Nano? Nuk përjashtohet askush

Sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ishte në një bashkëbisedim me gazetarët duke thënë se janë të hapur ndaj çdo emri që propozohet për të kandiduar për president, por nuk duhet të ketë ambicie të tjera politike. Sërish përsëriti se presidenti i ri duhet të jetë i ndryshëm nga  Ilir Meta, për të cilin thotë se punoi si figurë e lidershipit të ardhshëm opozitar. 

Për emrin e mundshëm të Fatos Nanos për t'u bërë president, Gjiknuri hezitoi të përgjigjej por theksoi se nuk përjashtohet askush. Sa i përket negociatave me opozitën dhe për përplasjet brenda tyre, u shpreh se njohin Enkelejd Alibeajn si kryetar të grupit parlamentar të PD, ndaj nuk do të ulen në tryezë me Sali Berishën. Gjiknuri hodhi edhe idenë e bashkimit të opozitës duke thënë se mund të vijnë me një emër për president që do t'i japë fund edhe konfliktit të tyre të brendshëm.

Ndërsa lidhur me propozimin e njërit prej deputetëve të PD, Ferdinand Xhaferraj që të negociohet edhe me faktorin ndërkombëtar, Gjiknuri e cilësoi absurd pasi është një proces ku palët flasin shqip-shqip.

“Ky propozim është absurd, është praktik që nuk është përdorur asnjëherë si praktik dhe nuk besoj se është me vend palët që komunikojnë shqip-shqip për të zgjedhur një shqiptar në krye të vendin, do të donin një ndërkombëtar në krye të tavolinës", tha Gjiknuri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:31
Sazan Guri dhe Elena Kocaqi vetëshpallin kandidaturën për President, Gjiknuri: Nuk i përjashtojmë

 

"Nuk përjashtoj asnjë emër, as ata që vetëshpallen". Kështu u përgjigj Damian Gjiknuri për të gjithë emrat që vetëshpallin kandidaturën për president, mes tyre edhe Elena Kocaqi e Sazan Guri.

I pyetur se si i sheh PS këto emra, Gjiknuri tha se janë në proces dialogu, ndaj nuk përjashtojnë asnjë emër por është e rëndësishme që të gjejnë një profil të përbashkët për president.

Ora 10:22
A mund të jetë Fatos Nano presidenti i ri? Ja si përgjigjet Gjiknuri

 

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, ka folur sot në komunikimin me gazetarët edhe për ccështjen e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Ai është pyetur nëse Fatos Nano mund të jetë një emër për t’u bërë për president.

 “Nuk jam këtu të komentoj emra të përvetshëm. Të gjithë kanë shanset. Ne kufizimin e kemi të mos jetë i grupit parlamentar. Por njerëz që kanë kontribuar në shoqëri mund të jenë kandidatë. Identifikimi i emrave do ishte gabim. Por edhe Fatos Nano mund të jetë, patjetër kandidat” tha Gjiknuri.

Ora 10:22
Gjinkuri hedh idenë për bashkimin e PD: Të sjellin një kandidat për president që i bashkon! Nuk ulemi në tryezë me Berishën

 

Damian Gjiknuri ka hedhur një ide për bashkimin e Partisë Demokratike duke thënë se mund të sjellin një kandidat që i bashkon, por nuk janë të gatshëm për tu ulur në një tryezë me Sali Berishën. Sipas tij, ende rezulton Alibeaj si kryetar i grupit parlamentar të PD, por nëse con një kandidaturë që bashkon opozitën, do e mirëpresë.

"Nëse kryetari i grupit do të shkarkohet, por ka procedura se si certifikohen këto. Në Kuvendin e Shqipërisë ka disa procedura, por për aq kohë sa është kryetar i grupit të asaj force, do të jetë pjesë e tryezës. Ky proces ka filluar, se cfarë ndodh në PD është problem i brendshëm mes tyre. Le të jetë kandidati për president një figurë që i bashkon ata, nëse i bashkon.

Unë nuk thashë Berisha, thashë grupimet janë të përcarë. Nëse Alibeaj merr përsipër të zgjedhë partinë me emrin e presidentit, pra nuk kam ndonjë paragjykim, nuk thashë do të ulem me Berishën. Berisha për ne nuk ekziston si faktor politik, ky është qëndrim i PS, por nëse Alibeaj me të tjerë, një pjesë e të cilëve kanë ndjekur Berishën, do të vijnë për një kandidaturë që i bashkon ata, është proces i tyre dhe i mirëpres. Hodha një ide", tha Gjiknuri.

Ora 10:17
Profili i presidentit të ri? Gjiknuri: Të mos ketë ambicie të shfaqura politike!

 

Përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri theksoi se kanë marrë dhjetëra propozime nga qytetarët e thjeshtë për emrin e kandidatit për president, por do të bazohen tek tryeza e negociatave për një figurë pa ambicie politike dhe me integritet.

"Nuk e kam të saktë numrin, mund të kenë dhjetëra emra por nuk zgjidhet nga opinioni publik. Emra ka, nga të gjitha profilet, qoftë nga politika, akademia, diplomacia etj. Kur themi ulemi në negociatë me palët vendimmarrëse, pastaj nga gama e emrave që mund të kenë ardhur, fillon dhe ngushtohet rrethi i kandidatëve. Kemi përjashtuar anëtarët e grupit parlamentar, nuk besoj që PS do të tërhiqet dhe të jetë profil i një njeriu që nuk ka ato ambicie të shfaqura politike dhe të jetë një njeri që ka integritet. Edhe opozita ka vlerë të vërtetë se nuk është problemi të shkosh me një emër. Edhe opozita ka fjalën dhe dëshirën e saj e mund të trysnojë pozitivisht që të shkojmë brenda një liste të shkurtër kandidatësh", tha Gjiknuri.

Ora 10:15
Gjiknuri për Metën: Punoi si të imponohej si figurë e mundshme e lidershipit opozitar! Duhet një president që të mos kontaminojë zyrën

 

Për figurën e presidentit, Damian Gjiknuri nuk hezitoi të bënte një koment për Ilir Metën duke thënë se punoi si të imponohej si figurë e mundshme e lidershipit të ardhshëm opozitar. Për këtë arsye, cilëson të nevojshme që të gjendet një profil pa ambicie politike.

"Kur diskutojmë për profil dhe jemi të hapur të diskutojmë për emra, nuk kemi pse të paragjykojmë për emra që vijnë nga opozita dhe mazhoranca. Aty janë të gjitha mundësitë që të ngushtojmë dhe numrin e kandidatëve. Kam qenë edhe vetë pjesë e negociatave për çështje të tjera, Meta u duk se kishte plane për periudhën pas zyre dhe punoi si të imponohej si figurë e mundshme e lidershipit të ardhshëm opozitar gjë që po evidentohet përditë.

Gjetja e një profili të këtyre kontureve, pra pa ambicie të mëtejshme politike sepse ajo është gjëja e parë që kontaminon zyrën, një zyrë ku mendohet të jesh mbi palët, në momentin që zhvishesh nga interesat politike të së ardhmes je në kushte shumë të mira. Siç ishte rasti i Presidentit Moisiu. Nuk do të thotë të mos ketë qenë politikan. Ka njerëz që kanë qenë politikanë, e kanë mbyllur karrierën e tyre në politikë dhe e kanë mbyllur interesin e tyre politik aktiv dhe janë në pozicione të favorshme për të qenë një balancë shumë e mirë e pushtetit dhe këtë presin shqiptarët", tha Gjiknuri.

J.GJ.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/05/2022 00:22

    Z.Gjiknuri,nuk i takon PS te behet negociator paqeje mes PD-ve dhe sa per propozimin tuaj qe ata te sjellin nje kandidat te perbashket,mendoj se eshte nje ide e rrezikshme,sepse Sala dhe Rithemelimi ne kete menyre kane per t'iu imponuar PD dhe me keq se c'po e bejne tani dhe ju dashje pa dashje do t'ju duhet te uleni me Berishen sepse kandidati do te jete i propozuar e imponuar nga Berisha dhe me siguri do te jete nje kandidat qe con uje te mulliri i Berishes po fitoi,i modelit Nishani e Meta.KUJDES!

    Përgjigju
  • Arbërori: 06/05/2022 11:59

    Fatos Nano, definitivisht serbia gjer në Durrës kurse Greku gjer në Vlorë këto do jen dekretimet e tia si president. Sikuse e tha në kohen e masakrave serbe në Kosovë, se kryeqyteti i Kosovës na ishte Beogradi, ky ështé agjenti Fatos…!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro