Presidenti i ri, Hazizaj: Votimi
dhe betimi nga Kuvendi aktual

Presidenti i ri, Hazizaj: Votimi<br />dhe betimi nga Kuvendi aktual
Pranvera e ardhshme pritet të vërë në lëvizje politikën shqiptare. Zgjedhja e presidentit të ri pritet të intensifikojë diskutimet , pasi sipas kushtetutës në nenin 88 të saj, afati maksimal kur duhet zgjedhur nga Kuvendi kreu i Shtetit është 60 ditë para mbylljes së mandatit 5-vjeçar që përkon me kohën e betimit të tij.
 
Konstitucionalisti Sokol Hazizaj, duke iu referuar datës 24 korrik të 2012 kur u betua Bujar Nishani, deri me datën 24 maj Kuvendi duhet të ketë votuar për Presidentin e ri.
 
Kështu zgjedhja e Presidentit duhet të votohet nga Kuvendi para zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, ndërkohë betimi i kreut të ri të shtetit bëhet në një seancë të jashtëzakonshme nga ky parlament me 24 korrik.
 
"Procesi i zgjedhjes nga Kuvendi të Presidentit te ri duhet të jetë 60 ditë para ditës që ka bërë betimin Presidenti Nishani që nuk lidhet fare me procesin zgjedhor.
 
Pas procesit zgjedhor  deri në fillimin e mandatit të ri të Kuvendit, ndoshta Kuvendi nuk prodhon ligje, por mblidhet për betimin e Presidentit
".

Kosntitucionaliti Hazizaj sqaron se qeveria që del pas zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit bën betimin para Presidentit të ri.
 
"Mandati i këtij kuvendi mbaron kur fillon Kuvendi i ri në shtator. Thirrja e Kuvendit bëhet nga Presidenti".

Në bazë të kushtetutës, në nenin 87 qartësohet procedura për zgjedhjet e kreut të shtetit.
 
Sipas këtij neni kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh.
 
Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi.
 
Për zgjedhjen e tij, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime. Në votimin e parë, të dytë ose të tretë Presidentit zgjidhet ai kandidat që merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
 
Në votimin katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
 
Bujar nishani u zgjodh në krye të shtetit në verën e vitit 2012 pas dështimit të seancave për zgjedhjen e një presidenti konsensual, ndërsa në seancën e katër ai u votua nga maxhoranca e asaj kohe.
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai