Zgjedhja e Presidentit, PS: Do bisedojmë me grupet parlamentare për emrin e ri! Shqipërisë i duhet një president normal, i kundërt me Metën

Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022, ndërsa Kuvendi duhet të nis procesin e zgjedhjes së tij jo më vonë se 24 maji 2022 sipas Kushtetutës. Partia Socialiste e cila ka edhe mazhorancën e parlamentit ka ngritur grupin e punës që do të zhvillojë konsultimet me grupet e tjera e parlamentare në Kuvend, për të përzgjedhur një emër konsensual. PS ka mandatuar Taulant Ballën, Elisa Spiropalin dhe Damian Gjiknurin për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, ndërsa Balla tha se ky proces ndodh brenda Kuvendit të Shqipërisë dhe dëshira e socialistëve është për konsultim e dialog nga të gjitha palët. Këto deklarata Balla i bëri pas mbledhjes së grupit parlamentar.

“Po afron dita që në konferencën e kryetarëve të ketë një kalendar për zgjedhjen e presidentit të republikës, jo më vonë se 60 ditë nga dita e përfundimit të mandatit, pra jo më vonë se 24 maji duhet të ketë filluar procesi. Kuvendi do të marrë kohën e duhur për të zhvilluar një proces. PS ka udhëheqësinë e këtij procesi si shumicë parlamentare, dëshira është për një proces të hapur konsultimesh, natyrshëm brenda suazës së Kuvendit, dhe bashkë me mua si kryetar i grupit parlamentar do jetë edhe Spiropali dhe Gjiknuri si të mandatuar nga grupi për të konsultuar me grupet e tjera parlamentare, me deputetë me këdo që është i interesuar për të institucionalizuar një dialog  konstruktiv. Këto konsultime kanë filluar edhe brenda grupit parlamentar nga sot ku deputetëve është i kërkuar të vijnë me propozime konkrete, konfidenciale nëse duan, që të kemi një listë të atyre që mund të jenë kandidaturat e mundshëm për t’u mbështetur pastaj me firmat, për depozitimin e kandidaturave në sekretarinë e kuvendit dhe më pas kalimin në 5 raunde”, tha Balla.

Teksa theksoi se Presidenti zgjidhet në Kuvend, edhe konsultimi do të ndodh me grupet parlamentare që janë në Kuvend, ndërsa shtoi se çfarë ndodh brenda partive është problemi i tyre i brendshëm, duke iu referuar luftës PD-Komisioni i Rithemelimit. Balla tha se vendit i duhet një President mbi palët, diametralisht të kundërt me Ilir Metën.

“Grupet parlamentare janë ato që ju dini, çfarë ndodh në grupet parlamentare është çështje e tyre.  PS gjithmonë ka qenë e vetmja parti që ka kontribuar në vendosjen e standardeve. Konsultimi për aq kohë sa Presidenti zgjidhet nga Kuvendi ndodh në Kuvend. Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë për një president normal, dhe natyrshëm duke qenë se nuk kemi pasur një president mbi palët por palë e palëve të opozitës. Ne na duhet që Shqipëria në vitin 2022 të zgjedhë një president në aspektin diametralisht të kundërt me atë që ka përfaqësuar Ilir Meta. Shqipëria do të ketë një president ose presidente shumë më të mirë dhe të pakrahasueshëm me Metën”, tha Balla.

Raundet dhe procedura si zgjidhet Presidenti i ri, kërkohen 84 vota por mjaftojnë edhe 71

Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Domethënë në rastin konkret procedura duhet të nisë para datës 24 maj.

Pas përcaktimit të datës së raundit të parë në zbatim të nenit 87 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë. Një deputet nuk mund të propozojë më shumë se 1 kandidat për Presidenti. Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që raundi konsiderohet i bërë edhe nëse nuk paraqitet asnjë kandidat. Pra opozita nuk e bllokon procesin as me mos pjesëmarrjen e saj në seancë, që do ta bënte të pamundur plotësimin e kuorumit në 3 raundet e para, 84 vota.

Në mënyrë më të hollësishme, neni 87 i Kushtetutës dhe neni 109 i Rregullores së Kuvendit, parashikojnë rregullat mbi procedurën e zhvillimit të raundeve të votimit si edhe shumicën e kërkuar në secilin prej raundeve. Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota. Raundet nga njëri tjetri duhet të zhvillohet brenda 7 ditëve, që do të thotë se Presidenti i ri i Republikës në muajin maj do të jetë votuar nga Kuvendi.

Votimi për secilin raund bëhet i fshehtë dhe pa debate. Votimi quhet i kryer edhe kur në Kuvend nuk paraqitet asnjë kandidaturë. Tashmë priten emrat e kandidatëve për Presidentin e ri të vendit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:42
Zgjedhja e Presidentit/ Me kë bisedojmë në PD? Balla: Flasim me grupin parlamentar

I pyetur se me cilin grup të Partisë Demokratike do të bisedohet, Balla tha se PS do të flasë me grupet parlamentare pasi Presidenti zgjidhet në Kuvend.

"Grupet parlamentare janë ato që ju dini, çfarë ndodh në grupet parlamentare është çështje e tyre.  Rruga evropiane e Shqipërisë, kriteret e Kopenhagenit kanë përcaktuar se duhet dialog. PS gjithmonë ka qenë e vetmja parti që ka kontribuar në vendosjen e standardeve. Konsultimi për aq kohë sa Presidenti zgjidhet nga Kuvendi ndodh në Kuvend", tha Balla.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/03/2022 01:03

    Ne kemi pasur disa presidente te mire ne keto 30 vjet,problemet i kemi patur vetem me ata qe kane mbajtur ane dhe kane trazuar politiken dhe jeten e vendit duke tejkaluar, shkelur e shperdoruar kompetencat honorifike e unitare te postit te tyre.Do ishte mire te zgjidhej nje figure intelektuale e respektuar nga populli,pa lidhje me politiken,me mire do te ishte te zgjidhej me vote nga populli,por kjo i takon te ardhmes.Megjithate,nuk do te ishte keq sikur kuvendi te hapte nje oferte per fig.intelektuale te respektuara nga populli, qe do te deshironin te kandidonin dhe ne baze te kesaj liste,grupet parlamentare te diskutonin dhe te zgjidhnin me te pershtatshmin.

    Përgjigju
  • Abcd: 28/03/2022 21:12

    Do me pelqente Rexhep Qosja President i Shqiperise dhe i Kombit Shqiptar,si alternativa me e mire. Kandidate te tjere do te propozoja Fatos Tarifa,Lisien Bashkurti,ose dhe Mimi Kodheli,nese do jete nje femer.

    Përgjigju
  • Arbërori: 28/03/2022 18:18

    Do zgjedhet një president që do e puthë balkanin serborus dhe që do i thotë lamtumirë Kosovës, këtë e do Edvin Vucici

    Përgjigju
  • Real: 28/03/2022 13:21

    Kodheli mund te ishte nje kandidature e mire

    Përgjigju
    • tani: 28/03/2022 17:21

      mimi me qe ishte e afte te fikte radaret e ushtrise naten kur ishte ministre qe te kalonte malli i edi rames me aviona e skafe, mendoj fiks si ty o komunist i lalit, se do te ishte nje presidente e denje per kete vend e per mbeturina si ti,

  • jani: 28/03/2022 12:27

    A ka intelektual me te mire se prof. PERPARIM KABO, po si PELLUMB KULLA....

    Përgjigju
  • redi: 28/03/2022 11:57

    Zoti Balla ,Shqiperia eshte mire kete rradhe te zgjedh nje figure akademike me njohuri juridike dhe historike ,qe te mundet te mbaje ne lartesine e duhur te postin e larte te presidentit te Republikes . Nje figure e njohur si prof sir Krisafi mund te jete nje kandidature e spikatur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion