Presidenti i ri, Ruçi letër Metës:
Të nisë procedura për zgjedhjen

Presidenti i ri, Ruçi letër Metës:<br />Të nisë procedura për zgjedhjen
Kryetari i grupit të PS, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta ku i kërkon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për caktimin e kalendarit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.
 
Ruçi kërkon që nesër të nisin procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, ndërsa raundi i parë të zhvillohet në datë 19 Prill. 

Pas letrës së kryetarit të grupit të PS, Meta ka thirrur për nesër në 10:00 Konferencën e Kryetarëve për të miratuar kalendarin për zgjedhjen e Presidentit të ri. 

Opozita ka bojkotuar Kuvendin, ndërsa shumica është e vendosur për të vazhduar procesin për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.


Letra e Ruçit për Metën

Meta: Nesër në 10:00 Konferenca e Kryetarëve
Pas letrës së kryetarit të grupit të PS, Meta ka thirrur për nesër në 10:00 Konferencën e Kryetarëve për të miratuar kalendarin për zgjedhjen e Presidentit të ri.
 
Opozita ka bojkotuar Kuvendin, ndërsa shumica është e vendosur për të vazhduar procesin për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Kuvendi letër Metës: Afat deri më 9 korrik
Drejtoria e Shërbimit Juridik pranë Kuvendit kërkon nisjen e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri.
 
Përmes një letre drejtuar kryeparlamentarit Ilir Meta, e cila mban firmën e drejtorit të Shërbimit Juridik, Alban Brati, sqarohet se mandati i presidentit në detyrë, Bujar Nishani, përfundon më 24 korrik.
 
Sipas shkresës, data 9 korrik është afati i fundit i Kuvendit për zgjedhjet e kreut të ri të shtetit. 

Në memon e zbardhur nga Report Tv, janë vënë në dijeni edhe grupet parlamentare.
 
"Procedura për zgjedhjen e presidentit nis nga nesër, ja si zgjidhet"
Sipas letrës drejtuar kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, procedura për zgjedhjen e presidentit të ri duhet të nisë nga data 13 prill 2017, pra nga nesër. 

"Mandati i Presidentit Bujar Nishani mbaron në 24 korrik 2017. Procedurat nisin 60 ditë para mbarimit të Kuvendit. Mandati i Kuvendit aktual përfundon në 9 shtator 2017. Procedurat të fillojnë jo më herët se 13 prilli 2017", shkruhet në memon drejtuar Metës, ku vihen në dijeni edhe grupat parlamentare.

Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy raundet e dyta presidenti mund të zgjidhet me 71 vota.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit