"Seanca e së enjtes do të jetë e ndarë në dy pjesë, ligjet dhe seanca për Presidentin.
Përsa i përket zgjedhjes së Presidentit, jemi në pritje të negociatave të nesërme me zyrtaret europianë.
Në rast se opozita nuk bëhet pjesë e procesit, edhe këtë të enjte pritet të mos këtë emër, duke djegur raundin e tretë" tha Ruçi në mbledhjen e grupit te PS.
Dy raundet e para u dogjën, ndërsa raundi i tretë është të enjten, por ende nuk ka asnjë emër.
Brenda PS qarkullojnë disa emra për Presidentin e ri, mes tyre Mimi Kodheli dhe Arta Dade.
Përsa i përket ligjeve të Reformës në Drejtësi, Ruçi theksoi se po pritet përfundimi edhe i dy ligjeve për t'u kaluar në paketë.
Balla: Basha dhe protestuesit nuk e dinë për çfarë kanë dalë në protestë
Ndërsa Taulant Balla pas përfundimit të mbledhjes komentoi tubimin e PD duke u shprehur se nuk dihet se për çfarë protestojnë.
“Unë mendoj që qoftë vetë Basha, por edhe protestuesit nuk e dinë pse protestojnë.
Dini gjë pse protestojnë?! Ata duhet të ndajnë arsyen pse janë aty sepse ky vend ka nevojë për punësim dhe për reformën në drejtësi” u shpreh Balla.
dy.b/shqiptarja.com