Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pas protestave ndaj reformës së re, i zbuti ndryshimet e planifikuara për pensionin.
Putin deklaroi se mosha e pensionit për gratë do të rritet nga 55 në 60 vjeç dhe jo në 63, ndërsa rritja pesëvjeçare për burrat do të mbetet. Pra dalja në pension e meshkujve do të jetë në moshën 65 vjeç.
Gjatë një fjalimi televiziv, Putin u shprehë se popullsia me moshë pune po tkurret dhe se ndryshimi është i nevojshëm. Gjithashtu, Putin tha se rritja e moshës së daljes në pension për burrat dhe gratë është shtyrë për vite me radhë dhe se kjo ka shkaktuar inflacion dhe rritje të varfërisë.
Mirëpo nëse vazhdon akoma shtyrja më tej do të kërcënonte stabilitetin dhe sigurinë e shoqërisë ruse, deklaroi Putin.
Bëhet e ditur nga sindikatat, ku kanë paralajmëruar se shumë njerëz nuk do të jetojnë mjaftueshëm për të marrë pension.
Në informacionet që ka treguar Organizatës Botërore e Shëndetësisë, për mesataren e jetëgjatësisë së burrave rusë është 66 vjeç, ndërsa e grave 77.