Presidenti i Serbisë: Ja çfarë
më kërkoi Brukseli për Kosovën

Presidenti i Serbisë: Ja çfarë<br />më kërkoi Brukseli për Kosovën<br>
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Brukseli i ka bërë presion për Kosovën.

“Unë do t’ju them se presionet ishin më të hapura nga Burkseli. Ata më kërkuan mua që Kosova të hyjë në OKB. Kurse policia rajonale do të ishte në përputhje me numrin e banorëve në shtatë komunat serbe, që do të thotë se 68% shqiptarë e 32% serbë. Unë natyrisht që nuk pajtohesha me këto kushte komuniste”, tha Vuçiç.

Ai iu rikthye edhe trenit që shkaktoi tension mes Kosovës dhe Serbisë pak kohë më parë.  “Një skenë torture ishte sjellja e trenit. Ata e përdorën si arsyetim me qëllim që të sjellin policinë dhe forcat speciale në veri. Unë iu thashë se nëse shqiptarët shkojnë te populli ynë, ne do t’i mbrojmë ata dhe do t’i lëvizim njësitet tona nga Kragujevci dhe Kraljeva” deklaroi ai. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike