Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq duke komentuar opinionin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me armatosjen e Serbisë dhe afërsinë me Rusinë, ka thënë se Serbia do të vazhdojë të armatosur si shenjë parandaluese ndaj tipave agresiv siç është Albin Kurti dhe disa të tjerë.
Aleksandër Vuçiç tha se Kurti vuan që ta vesh uniformën dhe të aktrojë si një Zelenskiy i vogël në Ballkanin Perendimor.
“Tani ati besoj Albin Kurtit ose këtyre tjerëve apo gënjejnë të dy parët, nëse ne po armatosemi, po pak ma shumë se sa do të donte ai, shumë më pak se sa do të doja unë, ashtu siç armatosen ata, përkatësisht i armatosin nga Turqit përmes gjermanëve deri te amerikanët, shumë më tepër se sa më pëlqen mua, shumë më pak se sa do të donte ai, dhe marrëzitë e tij se kush do luftë, ai është i vetmi që do luftë, pasi gjithë jetën vuan ta veshë uniformën dhe të aktrojë si një Zelenskiy i vogël në Ballkan, por kjo dëshirë nuk do t’i realizohet këtë, meqenëse ai nuk ka lidhje me territorin sovran dhe territorin e pavarur.
Ukraina, është një territor i njohur ndërkombëtarishtë, ata nuk janë kështu që ai të mund të vuaj për luftëra, ëndrrat tona janë të ndryshme, ëndrrat e tij janë lufta, ndërsa ëndrrat janë Serbia e suksesshme ekonomikisht e avancuar, Serbia e cila do të jetë bindshëm më e zhvilluara në këtë pjesë të Evropës, dhe ëndrrat tona janë aq të ndryshme sa nuk mund të krahasohen. A do të investojë Serbia në industrinë e saj sigurisht që po, a do të blejë Serbia gjithçka që i nevojitet po natyrisht për të pasur një faktorë parandalues ndaj tipave agresiv si është Albin Kurti dhe disa të tjerë”, tha ai.
Kurti në një opinion të publikuar sot në Neë York Times, i cili kryesisht i referohej NATO-s, ndër të tjera ka shkruar se edhe pse demokracia e Kosovës është në rritje, kërcënimet ndaj sigurisë së saj janë gjithashtu në rritje.
“Në shtator, trupat paraushtarake serbe të armatosura rëndë, të cilat ne besojmë se vinin nga Serbia, zunë pozicione në Manastirin Ortodoks të Banjskës, në atë që qeveria e SHBA e quajti një përpjekje shumë të organizuar që përfshinte armë të sofistikuara. Forcat ushtarake serbe u mobilizuan pranë kufirit tonë, një veprim i kritikuar nga Shtetet e Bashkuara si "destabilizues". Vitin e kaluar NATO rriti trupat e saj nga 3,770 në rreth 4,500 mes kërcënimeve në rritje ndaj paqes. Sfidat politike mbeten gjithashtu.
Në vitin 2017, Aleksandar Vuçiq, një ish-ministër i propagandës nën udhëheqjen e Millosheviçit, u bë president i Serbisë. Ngritja e tij shënoi një kthim në politikën autoritare, etnonacionaliste të Millosheviçit, veçanërisht në llojin ekspansionist. Politika autoritare e Beogradit ua vështirësoi veçanërisht jetën serbëve etnikë në Kosovë. Atyre iu desh të luanin rolin e tyre si pakicë në një vend të ri me një popullsi prej përafërsisht 93 përqind shqiptarë etnikë dhe 7 përqind të përbërë nga pakica të tjera, duke përfshirë romët dhe turqit. Serbia e ka penguar këtë integrim. U desh trimëri që serbët etnikë t'i bashkoheshin institucioneve dhe të bëheshin pjesëmarrës aktivë në vend”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.
Sipas Kurtit, një front i ri në Ballkan do t'i shërbente Rusisë po aq sa Serbisë.
“Serbia mund të përpiqet të fitojë territor përmes agresionit dhe Rusia mund të fitojë një kontroll më të fortë ndaj Serbisë si një satelit, përveçse të shpërqendrojë botën nga lufta që po bën në Ukrainë. Nën drejtimin e Vuçiqit, Serbia ka investuar shumë në bashkëpunimin e saj ushtarak me Rusinë. Një raport i vitit 2019 nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së arriti në përfundimin se "Serbia ofron mjedisin më lejues për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor". Kosova, përkundrazi, nuk mund të ofronte një mjedis më pak lejues. Ne kemi mbetur pro-perëndimorë të vendosur.”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti./ KosovaPress
Kurse ti deshiron te aktrosh si Putini i vogel ne Ballkan.
Përgjigju