Presidenti Donald Trump tha se SHBA-të dhe Irani po “negociojnë tani” dhe se “do të ishte shumë mirë nëse do të mund të bënim diçka”.
Trump i bëri thirrje Iranit që të rihapë Ngushticën e Hormuzit.
“Ata duhet të hapin Ngushticën e Trumpit - dua të them, Hormuzin”, tha Trump.
"Lajmet e rreme do të thonë 'ai tha aksidentalisht' - jo, nuk ka aksidente me mua. Jo shumë", shtoi Trump.
Duke diskutuar për udhëheqjen e Iranit, ai shtoi se udhëheqësi suprem "nuk është më suprem" dhe Irani është "i vetmi vend ku askush nuk dëshiron të udhëheqë".
Kujtojmë se Trump më parë ka ‘riemërtuar’ Gjirin e Meksikës si Gjirin e Amerikës.
Lajmi kryesor:
Irani: Hormuzi është i mbyllur! Izraeli godet në Teheran vendin e prodhimit të raketave! Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh










