Imazhe të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump janë bërë virale në mediat ndërkombëtare teksa gjatë një konferencë në Zyrën Ovale, ai shfaqet duke dremitur në karrige.
Trump është fotografuar teksa qëndronte me sy mbyllur ndërsa në anë të tij po zhvillohej një konferencë lidhur me uljen e çmimeve të ilaçeve për humbjen e peshës. Në disa momente, sytë e Trump dukeshin të mbyllur, dhe në të tjera dukej se luftonte t’i mbante hapur.
Këto imazhe janë përdorur më së shumti nga kundërshtarët e presidentit për të vënë në diskutim përformancën e tij në krye të SHBA-ve.
Donald Trump nuk është i vetmi president i vënë në qendër të mediave për të tilla ngjarje.
Theksojmë këtu se vetë Trump ka sulmuar kryesisht gjatë fushatës zgjedhore ish-presidentin Joe Biden për mungesë energjie, duke e etiketuar atë si "Joe i përgjumur". Biden, presidenti më i vjetër në histori, është parë gjithashtu në momente duke mbyllur sytë gjatë ngjarjeve publike.
Komente












Kur si ka thene arije qe flet.. Pak me ze me te ulet te lutem :-) Si Cekja...
PërgjigjuMos e diskuto, e kane fajin te majtet, marksistet. Pse iku familia jote nga Gjermania ?! Marksistet ? Depresioni ekonomik shume afer. Kjo jo do te vej me gjume, por ne gjume perjete.
PërgjigjuNuk eshte tue dremitur por tue menduar si ta rezoj Putinin qe nuk me ndegjon ti shpalli lufte nuk guxoj pse ka armr te rezikshme une thot i kapi vetem frikacaket si ata te Evropes qe i mbushin pantallonat kur flas une por me Putinin skam mundesi vetem me tjeret se bashku dhe prap nuk e trmbim bravo nji bure i forte per popullin Rus.
PërgjigjuGjynah qe eshte çuar nga gjumi
PërgjigjuMos e zgjoni se eshte lodhur shume gjat nates duke menduar se si mun te shtoje bizneset e tij familjare