Presidenti Ilir Meta, apo kreu i sindikatës së rojeve!

Presidenti Ilir Meta, apo kreu i sindikatës së rojeve!

Ilir Meta

Në një përplasje të ashpër dhe me shumë dhunë të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij ndaj Lulzim Bashës, si pa dashje, por me shumë qëllim u fut në mes edhe presidenti Ilir Meta. Në një konferencë për mediat, Meta hapur u bë palë me zotin Berisha, dhe hapur kritikoi zotin Basha se i duhet legjitimiteti. Duke shkuar më tej se pa mbështetjen e ‘atit të tij politik’ nuk do të mund të zgjidhej në krye të PD! Kjo ndërhyrje qartazi ishte në mbrojtje të parimeve të kushtetutës! Por, me këtë parim, kur Edi Rama i kërkonte Ilir Metës largimin nga posti si President ai duhej t’i bindej, pasi me mbështetjen e Ramës u zgjodh në krye të shtetit! Ende nuk e kuptoj tagrin ligjor ku thuhet që presidenti i një vendi të flasë për zhvillimet në një parti politike, madje të japë edhe këshilla publike?! Dhe e gjitha nga foltorja e Pallatit Presidencial me një shfrytëzim të pastër jo ligjor.

Presidenti duke mbajtur anë tregon hapur në fakt se cili do të jetë poli i tretë i politikës shqiptare duke filluar që nga ky vit. Një aleancë me emra të vjetër por me kostume të reja shumë të shtrenjta,  Meta-Berisha. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe dhe më kryesorja asgjë të re. Por, ajo që është shqetësuese është qasja e presidentit Ilir Meta, nga një “kalorës i urdhrit për të mbrojtur Kushtetutën”, po sillet si kreu i sindikatës së rojeve! 

E ndërsa mund ta justifikoja politikisht, por jo ligjërisht sjelljen e tij gjatë fushatës, kjo qasje vetëm pak ditë nga fillimi i gjykimit në Gjykatën Kushtetuese më duket absurde dhe krejt e panevojshme. Por Meta është i qartë, ai sadopak po i jep oksigjen aleatit të tij të vetëm në politikë, Sali Berishës. Vetëm ky i ka mbetur, as figurat e reja në LSI nuk e duan, jashtë kamerave edhe ata janë në siklet për rikthimin! Aspekti tjetër është se Ilir Meta si një politikan i vjetër e ka nuhatur shkarkimin e tij nga Gjykata Kushtetuese dhe po bën gati terrenin para kohe. Pa lënë pa përmendur iniciativën e tij më të re për hapjen e garës për zgjedhjet lokale në 6 bashki. E gjitha me një qëllim oksigjenimin e opozitës së re me figura të vjetra!

Do ishte më e udhës që Presidenti i vendit tonë, të na i kursente këto sjellje të një niveli mediokër dhe qasje pa lidhje e pa shkak, por ta hiqte kostumin e rëndë të kreut të shtetit dhe të merrte rolin që de facto se ka lënë asnjëherë, si kryetar i LSI-së. Jam i bindur se fantazia që i mungon dukshëm në aksionin presidencial do të shfrenohej në atë opozitar!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin lojëra fati dhe baste sportive, 4 të arrestuar, 3 nën hetim

Tiranë/ Organizonin lojëra fati dhe baste sportive, 4 të arrestuar, 3 nën hetim