Meta: Qeveria fsheh borxhin publik! T'i lëmë gallatat me ekonominë se do falimentojmë, opozita të mos bëjë sikur nuk sheh! Do i vijë fundi koalicionit 'bravo-brava'

TIRANË- Sot, presidenti Ilir Meta i është dedikuar krejtësisht ekonomisë së vendit ku iu bëri thirrje të gjithë qeverisë që të përqendrojë vëmendjen te rritja e borxhit publik, që sipas tij, është një kambanë alarmi për vendin. Një mesazh e pati edhe për opozitën, për të cilët tha se nuk duhet të bëjë sikur nuk sheh. Për kreun e shtetit nëse nuk merren masa, vendi rrezikon të shkojë deri në falimentim.

“ Koha e gallatës me ekonominë dhe financat dhe taksat  e shqiptarëve të marrë fund, duhet të fillojë dhe do të fillojë shumë shpejt, jam i sigurt për këtë çështje. Duhen të gjithë të marrin seriozisht situatën me borxhin, mos bëjnë sikur nuk shikojnë, edhe opozita. Është në interes edhe të një grupi oligarkësh që përfitojnë shumë nga kjo situatë, po është një dramë në rritje për shumicën e familjeve shqiptare sepse është borxhi ynë. Duhet të thellohemi të gjithë, sepse është borxhi i qytetarëve, që të mos përfundojmë si ndonjë vend tjetër e të dalim në falimentim” , tha Meta. 

Duke folur në gjuhën e shifrave, Meta tha se qeveria ka fshehur borxhin publik, duke e deklaruar se stoku i borxhit është 80%, por referuar një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), presidenti thotë se është shumë herë më i lartë që shkon deri në 84%.

“Objektivi kryesor i politikës ekonomike duhet të jetë kthimi i raportit të borxhit ndaj GDP në nivele rënëse. Ligji i buxhetit për 2022 nuk bëri transparent nivelin real të borxhit dhe marrjen e masave, ministria e Financave raportoi se stoku i borxhit është 80%, ndërsa FMN 80.6%. Në 2021 ka arritur 80.1%, nuk është i vërtetë, KLSH vlera reale mund të llogaritet më shumë se 84%. Kërkoj nga Kuvendi dhe institucionet të huaja dhe në vend, të bashkëpunojnë që të bëhet një vlerësim real të borxhit publik, të bëhet edhe një analizë e ndikimit të tij në qëndrueshmëri ekonomike. Dhe shpresoj që aktorët ta marrin më seriozisht të borxheve të institucioneve që merren me këtë çështje”, tha Meta.

Konferencën e tij për mediat, Meta e mbylli edhe me mesazhe politike, ku në shënjestër të tij, ishte Edi Rama dhe Lulzim Basha, koalicion të cilit sot i vuri një emër të ri duke i quajtur “Bravo-Brava”. Ai thekson se në 6 mars, zgjedhjet në bashkitë pa kryetar, është thjesht një president dhe Basha dhe Rama nuk duhet të tremben nga ai, megjithatë i paralajmëroi se do të shihen shumë shpejt në një garë.

“As kam marrë pjesë në garë gjatë kohës që kam qenë president, por meqë më duan të më përfshij në, po i paralajmëroj qetësisht, se janë shqetësuar se kam recituar, do marr pjesë në garë në emër të popullit të 2 marsit, të bëhen gati se pas ballafaqimit të parë, i cili do të jetë më e largëta 1 vit që janë zgjedhjet lokale, koalicionet bravo-brava që ka 8 vite që qeveris Shqipërinë dhe e di teatër luftën e korrupsionit, do i recitoj poezinë, “ina-ina” mbas zgjedhjeve meqë u mërzitën për Korçën”, tha Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:46
I përfshirë në zgjedhjet e 6 marsit? Meta për Bashën e Ramën: Koha e ndeshjeve të shitura pa përfunduar do përfundojnë

 

Presidenti Ilir Meta u ka kthyer një përgjigje kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratiti Lulzim Basha.

“Shoh një dëshirë për të më përfshirë në një garë apo për të më paraqitur si të përfshirë në garat e mëparshme, unë nuk kam mundësi as që të votoj në këto zgjedhje, se jam në Tiranë, siç do marrë fund koha e gallatave në ekonomi, ajo gjuhë që përdoret për të marrë ishullin e vetëm jashtë kontrollit, ajo është gjuhë e përditshme, prandaj shumë biznesmen largohen nga vendi, kështu do përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shitura pa përfunduar, as kam marrë pjesë në garë gjatë kohës që kam qenë president, por meqë më duan të më përfshij në, po i paralajmëroj qetësisht, se janë shqetësuar se kam recituar, do marr pjesë në garë në emër të popullit të 2 marsit, të bëhen gati se pas ballafaqimit të parë, i cili do të jetë më e largëta 1 vit që janë zgjedhjet lokale, koalicionet bravo-brava që ka 8 vite që qeveris Shqipërinë dhe e di teatër luftën e korrupsionit, do i recitoj poezinë, “ina-ina” mbas zgjedhjeve meqë u mërzitën për Korçën”, tha Meta.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 28/01/2022 16:01

    Po ti or hajdut I buxhetit per vite me radhe mbylle llapen ske goje te flasesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI