Presidenti Ilir Meta pas miratimit të rezolutës sot në Kuvend ka nxjerrë në një konferencë për shtyp këshilltarin e tij juridik, Bledar Dervishaj dhe zëdhënësin Tedi Blushi. Dervishaj deklaroi se zhdekretimi i datës së zgjedhjeve nga Presidenti është i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë, përfshirë edhe KQZ-në, që e ka injoruar duke vijuar punën normalisht.

I pyetur nga gazetarët nëse mundet kreu i shtetit që të shpërndajë parlamentin, ai përgjigj 'Nuk është momenti për të folur për këtë situatë, cdo palë e ftuar nga presidenti duhet të tregojë maturi për të hyrë në një proces dialogu'.

"Presidenti do të shprehet me dekret për caktimin e një date të re" tha ai duke shtuar se "kryetarët aktualë të Bashkive do të qëndrojnë në detyrë derisa sa të zgjidhen kryetarët e rinj".

(Kliko këtu për të lexuar deklaratë e këshilltarëve të Presidentit Meta)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:12
A mundet që Presidenti ta shpërndajë Parlamentin? Ja si përgjigjet këshilltari i Metës


Këshilltari juridik i Presidentit Meta, Bledar Dervishaj i pyetur nga gazetarët nëse mundet kreu i shtetit që të shpërndajë parlamentin, u përgjigj 'Nuk është momenti për të folur për këtë situatë, cdo palë e ftuar nga presidenti duhet të tregojë maturi për të hyrë në një proces dialogu'.

Pavarësisht se Meta anuloi 30 Qershorin, PS-ja vijon fushatën, por cfarë mendon kreu i shtetit për këtë gjë? "Presidenti ua ka bërë të qartë që të lexojë rigorozisht Kushtetutën, aty do e marrin përgjigjen" tha zëdhënësi Tedi Blushi.

Ndërsa në fund, Bledar Dervishaj  u bëri thirrje edhe njëherë palëve në emër të Presidentit për reflektim. "Palët të reflektojnë dhe ti përgjigjen ftesës së Presidentit për dialog për të gjetur një zgjidhje, përfshirë edhe një datë të re për pjesëmarrjen e të gjithëve. Presidenti është në detyrë dhe i gatshëm për të marrë të gjitha vendimet në përputhje me kompetencat që i ka përcaktuar Kushtetua. Akti për anulimin e zgjedhjeve është i veçantë në lloj e vet" tha Dervishaj.

Ora 17:15
A do të caktojë Meta datë të re pa konsultimin me Ramën? Përgjigjet Presidenca: Dekreti vetëm në Kushtetuese

A është ftuar Partia Socialiste në procesin e konsultimeve paraprake me partitë politike për një datë të re zgjedhjesh? Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, tha se kreu i shtetit ka përcaktuar fare mirë axhendën e këtyre konsultimeve, por nuk dha përgjigje konkrete për PS-në, pasi ju drejtua gazetarëve duke thënë se shumë shpejt do të njihen me axhendën. Ai nuk dha përgjigje as nëse PS është ftuar, dhe nëse e ka pranuar apo jo ftesën.

A do të caktojë Presidenti një datë të re qoftë edhe pa konsensusin e kryeministrit Rama? Këshilltari juridik Bledar Dervishaj la të nënkuptuar se mund të shkohet edhe drejt këtij vendimit. "Ai është një vendim që do të merret më vonë në përputhje me kushtetutën, por jemi në proces konsultimi dhe nuk mund të flitet tani", u shpreh ai.

A është ky një akt administrativ? Këshilltari juridik i presidentit tha se dekreti ka ardhur në sajë të kompetencave kushtetuese, dhe si i tillë, sipas tij, duhet të gjykohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese dhe jo Administrative.

"Presidenti i ka kompetencat e qarta në kushtetutë, dhe dekreti është botuar në fletoren zyrtare ky akt që është nxjerrë për nga natyra e tij, mund ta gjykojë vetëm gjykata kushtetuese, veprimtaria e tij ka të bëjë vetëm me kushtetutën", tha ai.

Ora 17:00
Këshilltari i Metës: Zhdekretimi i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë, edhe për KQZ-në

Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë në një konferencë për shtyp këshilltarin e tij juridik Bledar Dervishaj për të sqaruar sërish vendimin për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e 30 Qershorit. "Presidenti ka ndjekur me vëmendje të gjitha diskutimet që u zhvilluan sot në parlament, ku u diskutua vendimmarrja për zhdekretimin e 30 Qershorit.

Në vend të një reflektimi dhe në vend që të ishte një moment ku mund të shfaqej një reflektim apo ku mund të diskutohej për zgjidhjen e krizës, sot u lëshuan lumenj fyerjesh ndaj institucionit të Presidentit. Kjo retorikë nuk i shërben zgjidhjes së krizës dhe paqes sociale.

Presidenti thekson para shqiptarëve dhe partnerëve se dekreti për shfuqizimin u mor në mbështetje me dispozitat Kushtetuese. Ky akt është marrë bazuar te argumentet Kushtetuese. Ai është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë.

KQZ është e detyruar ta zbatojë, cdo vendim tjetër është i patolerueshëm nga ligji. Cdo parti që e kundërshton është e lirë të ngrejë pretendimet në gjykatën Kushtetuese apo tjetër që vlerëson se mund të zgjidhë cështjen".

Ora 14:35
Meta para konferencës: Reflektim dhe përgjegjësi nga aktorët politikë për të mirën e vendin

1560272645_ilirmeta.jpg

Kur kanë mbetur edhe dy orë nga dalja e jashtëzakonshme për mediat, presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të jap një mesazh për partitë politike. Në një status në rrjetet sociale, Meta u ka bërë thirrje palëve që të reflektojnë, për të mirën e vendin në rrugën drejt Europës.

"Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë!
Të mos humbasim këtë moment historik për të hedhur një hap përpara drejt Europës.
Të bëjmë çdo përpjekje për mos-shkëputjen nga përparimi i fqinjit tonë Maqedonisë së Veriut.
Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit detyrim historik për të gjithë ata që duan Shqipërinë si Europa!
", shkruan Meta.