Foto: Masoud Pezeshkian

Qasja e Shteteve të Bashkuara ndaj bisedimeve me Iranin është "jo konstruktive" dhe "kontradiktore", duke nxitur mosbesimin e Teheranit, shkroi në X presidenti iranian Masoud Pezeshkian.

“Respektimi i angazhimeve është themeli i dialogut konstruktiv. Mbetet një mosbesim i thellë dhe historik në Iran ndaj sjelljes së qeverisë amerikane, ndërsa sinjalet jokonstruktive dhe kontradiktore nga zyrtarët amerikanë  që dërgojnë një mesazh të hidhur: ata kërkojnë dorëzimin e Iranit", shkroi Pezeshkian.

Iranianët, theksoi presidenti, "nuk do t'i nënshtrohen forcës".


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump: Marrëveshja me Iranin firmoset nesër në Pakistan ose bombardimet do të fillojnë përsëri! Netanyahu: S’ kemi mbaruar punë në Teheran