Presidenti i Kroacisë bën deklaratën shokuese: Kosova i është rrëmbyer Serbisë! Kryeministri kroat i del kundër: Askush nuk e ka aneksuar Kosovën

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ka bërë një deklaratë të pazakontë teksa fliste për mediat kroate ditën e sotme. Ndërkohë që foli për luftën Rusi-Ukrainë, Milanoviç tha se ishte Rusia shteti që kishte bërë aneksimin dhe e krahasoi atë me rastin e Kosovës. Ai tha se Kosova i përkiste Serbisë por u aneksua nga bashkësia ndërkombëtare.

“(Kosova) është rrëmbyer nga Serbia. Kosova është marrë nga Serbia, a është kështu? A e kemi njohur Kosovën, po e kemi njohur. Unë jam prapa Kosovës, por pasi kjo është bërë njëherë (aneksimi), pra pa vullnetin e shtetit (Serbisë), të cilës Kosova i ka takuar e kjo ka qenë Serbia, respektivisht Jugosllavia, e cila për ne nuk është shtet mik dhe as që jemi brengosur për ta, ka qenë vetëm çështje kohe se kur Rusia apo dikush tjetër do të bëjë të njëjtën dhe kjo tani po ndodhë”, ka thënë Milanoviç.

Ai shtoi më tej se nuk ishte në pikëpyetje kontestimi i Kosovës por krahasimi i koncepteve të cilat sipas tij janë të njëjta, duke theksuar se ndërkombëtarët në njëfarë mënyre e rrëmbyen Kosovën nga Serbia duke e aneksuar dhe se e njëjta gjë po ndodhte edhe me Ukrainën.

Sipas tij, Serbia dhe Rusia nuk janë njësoj. Milanoviç i quajti “çmenduri” disa diskutime në Parlamentin Europian rreth luftës në Ukrainë.

“Ne dhe serbët nuk e urrejmë njëri-tjetrin aq shumë”, ka thënë ndër tjerash presidenti kroat.

Këto deklarata të presidentit kroat, bënë menjëherë bujë në mediat serbe të cilat e kanë publikuar deklaratën e tij me titullin: “Milanoviç e pranoi, Kosova u rrëmbye nga Serbia”. Ndërsa për këtë deklaratë ka reaguar edhe kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç i cili tha se Kosova nuk është aneksuar nga ndërkombëtarët dhe se është shtet sovran dhe i pavarur. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:13
Kryeministri kroat distancohet nga deklarata e presidentit, Milanoviç për Kosovën: Është shtet i pavarur, sovran! Askush nuk e ka aneksuar

1578043731_AndrejPlenkovi.jpg

Deklarata e presidentit kontravers kroat, Zoran Milanoviç, i cili tha se “perëndimi e ka aneksuar Kosovën prej Serbisë”, ka sjellë reagime të shumta dhe kritika në Kroaci.

Së fundmi për këtë deklaratë ka reaguar edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç i cili ka thënë se Kroacia e ka njohur Kosovën dhe se është shtet sovran, duke treguar distancim nga deklarata e Milanoviç.

“Sa jam unë në dijeni askush nuk e ka aneksuar Kosovën. Asnjë shtet. Kosova është shtet i pavarur të cilin e ka njohur Kroacia. Aneksim është kur Rusia okupon territor të Ukrainës, organizon referendum të rrejshëm dhe ia bashkon ato pjesë Rusisë. Kosova është shtet i pavarur, sovran, që e kemi njohur. Askush nuk e ka aneksuar“, tha kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç.

Ora 18:40
Deputetja shqiptare në kuvendin kroat i përgjigjet deklaratës së Milanoviç: Kroacia ashtu si Kosova fitoi pavarësinë nga ish-Jugosllavia

Deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit kroat Zoran Milanoviç i cili tha se se “Kosova i është rrëmbyer Serbisë”. Ajo theksoi se themelet për pavarësinë e Kosovës janë të njëjtat që çuan në pavarësinë e Kroacisë.

Ajo tha se Kroacia ashtu si Kosova kishte qenë pjesë e ish Jugosllavisë. Më tej shtoi se Kosova ishte element përbërës i federatës, duke theksuar se iu hoq autonomia nën presionin e Sllobodan Millosheviçit.

“Kosova vetëqeverisëse u degradua në njësi administrative në të cilën u zbatua një regjim policor dhe persekutim masiv i popullatës shumicë shqiptare. E gjithë kjo, për shkak të rrezikut të një fatkeqësie të afërt dhe shkeljes së dispozitave të së drejtës ndërkombëtare humanitare, çoi në një ndërhyrje humanitare, e cila është e njohur në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe pikërisht në zonën e Evropës Juglindore”, tha Lekaj.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 31/01/2023 10:22

    Eshte pune e Kroacise,Pse eshte zgjedhur ky kodosh serbe President i shtetit?!Po ama shteti ka nje program shteteror,politike e kombetare,si dhe qendrime per politiken e jashme dhe raporte mes sh tetesh.Asnjehere me kroatet,madje as ne komunizmin, nuk kishim kontestime politike e kombetare.Por,ky fare kodoshi, i paska "kecye gardhin" dhe ka dalur ne livadh.kjo eshte pune dhe obligim shtetror kroate, Ku dhe si me tutje?!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Mbi 34 mijë palestinezë të vrarë e 77 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës

Gaza/ Mbi 34 mijë palestinezë të vrarë e 77 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës