Presidenti kroat i ashpër ndaj kryeministres serbe: Nuk është gjë tjetër veçse korriere e Vuçiç-it

Presidenti kroat i ashpër ndaj kryeministres serbe: Nuk është gjë tjetër veçse korriere e Vuçiç-it

Ana Brnabiç, Zoran Milanoviç

Ana Brnabiç nuk është gjë tjetër veçse zëdhënëse dhe korrierë e Aleksandër Vuçiçit. Kështu u shpreh presidenti kroat Zoran Milanoviç i cili komentoi vizitën e djeshme të kryeministres serbe në Zagreb. Ai bëri thirrje që Serbia të ndryshojë marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe t’i sigurojë Kroacisë një listë të të vrarëve.

"Ata ende po flasin për spastrim etnik në Kroaci, gjenocid" tha Milanović. Serbia duhet t'i japë fund marrëdhënieve të tilla me Rusinë dhe të tregojë se ku qëndron duke qenë se ka kaluar një vit nga lufta në Ukrainë”- është shprehur Milanoviç, shkruajnë mediat kroate.

Për Këshillin Kombëtar Serb (SNV), Milanovic pretendon se ai nuk përfaqëson serbët në Kroaci. Ai shtoi se shqetësohet kur presidenti i kësaj partie flet në parlament për spastrimin etnik duke i kërkuar që mos të flasë më këtë gjë.

Milanoviç thotë se nuk pret asgjë nga vizita e paralajmëruar e kryeministrit kroat Andrej Plenkoviç në Suboticë të Serbisë në fund të qershorit.

Ai kërkoi që Serbia t’i japë Kroacisë listat e personave të vrarë gjatë spastrimit etnik dhe më pas të ndryshojë qasje në arenën ndërkombëtare nëse dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre