TIRANE- Kuvendi do të votojë të hënën në ora 10:00 në raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit. Pas djegies së raundit të parë pa asnjë votim dhe asnjë kandidat zyrtar, Konferenca e Kryetarëve dështoi dje të gjente një konsensus për raundin e dytë të votimit. Kreu i Grupit PS-së Gramoz Ruçi kërkoi kohë për të negociuar për kandidatin, ndërsa PD nuk pranoi duke kërkuar një afat të shpejtë.
Në fund të seancës së kësaj të enjte është hedhur për votim data për raundin e dytë të zgjedhjes së presidentit. 74 deputetë votuan pro propozimit të demokratëve për datën 4 qershor, ndërsa 57 deputetë votuan kundër. Për pasojë, opsioni i parë ka fituar duke mos hedhur për votimin propozimin e socialistëve për të votuar raundin e dytë më 5 qershor.
Burime të gazetës "Shqiptarja.com' bënë me dije se tre forcat politike, me përfaqësuesit e tyre dhanë tre data. Astrit Patozi i Partisë Demokratike kërkoi të hënën që vjen, ndërsa homologu i tij socialist, Gramoz Ruçi, kërkoi ditën e martë me arsyetimin se "ka më shumë kohë në dispozicion për të negociuar në lidhje me kandidaturat". Vangjel Tavo i LSI kërkoi që raundi vijues të jetë në orën 10 të ditës së premte, pra nesër.
Gazeta "Shqiptarja.com" shkruan sot se PS është larguar më herët se kryeparlamentarja Topalli dhe drejtuesja e e konferencës, të ketë mbyllur takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura. Në këto kushte, Konferenca gjykoi që (për mungesë konsensusi), zgjedhja e njërës prej këtyre alternativave duhet të bëhet sipas rregullores në seancën e nesërme (sot) parlamentare.
Deri sot qëndron si propozim vetëm kandidatura e Partisë Demokratike, Xhazair Zaganjori, i cili ende nuk ka marrë firmat nga 20 deputetët e PD, por edhe të LSI, pasi edhe kjo forcë politike, aleate me Berishën, ka dhënë konsensus. PS refuzon dhe kërkon më parë tryezën për miratimin e reformës zgjedhore, parlamentare dhe heqjen e imunitetit. Sipas PS kandidatura është e njëanshme dhe nuk ka dalë nga dialogu mes PD- PS.
(aq/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOLAJM/ U zgjodh kryetare Kuvendi, Elisa Spiropali merr ‘leksione’ nga Gramoz Ruçi
1 Gusht, 14:45
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32