Presidenti Macron: Do të angazhohem personalisht për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit! Ftoj popullin serb të zgjedhin paqen

Presidenti Macron: Do të angazhohem personalisht për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit! Ftoj popullin serb të zgjedhin paqen

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nëpërmjet një letre drejtuar popullit serb përpara vizitës së planifikuar në Beograd, ka thënë se do të angazhohet personalisht që Kosova dhe Serbia të përmbushin çdo pikë të marrëveshjes të arritur vitin e kaluar për normalizimin e marrëdhënieve, fillimisht në Bruksel të Belgjikës, pastaj në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Në letrën e publikuar në gazetën e përditshme serbe “Danas”, ai ka shtuar është i bindur që marrëveshja e propozuar nga Franca dhe Gjermania, dhe e zyrtarizuar nga Bashkimi Evropian (BE) nën mbështetjen e Shteteve të Bashkuara (SHBA), është në përputhje me interesat e Serbisë.

“Rruga drejt normalizimit të nevojshëm ruan thelbin: mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke respektuar ligjin, por pa hequr dorë nga identiteti apo lidhjet e natyrshme me Serbinë; por edhe ekzistenca e garancive në lidhje me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe. Kjo rrugë është e trasuar: çdo gjë që ngadalëson përparimin në atë rrugë është në kurriz të njerëzve që jetojnë atje. Jam i bindur se ky kompromis është në përputhje me interesat e Serbisë dhe duke pasur parasysh ndjenjat e forta të serbëve për këtë çështje, duke i respektuar ato, ftoj Serbinë dhe ftoj të rinjtë në Serbi të zgjedhin paqen dhe të zgjedhin të ardhmen”, ka shtuar ai.

Macron ka përmendur edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, i cili synon të sigurojë “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit” për komunitetin serb që përbën shumicën në pjesën veriore të Kosovës, për themelimin e së cilit ka garantuar se do të angazhohet personalisht.

“Unë personalisht do të mbetem i angazhuar jam i sigurt se edhe BE-ja do të mbetet te zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe para së gjithash në krijimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe”, ka shtuar ndër të tjera presidenti francez, i cili viziton Serbinë për herë të dytë brenda pesë vjetësh.

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje vitin e kaluar nën lehtësimin e BE-së. Kosova megjithatë nuk ka pranuar që prioritet kryesor i ndërkombëtarëve të jetë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa Serbia ka refuzuar t’i zbatojë obligimet, kryesisht sa i përket mospengimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe integritetit territorial të Kosovës.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Qarkullonte me armë zjarri jashtë banese, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Qarkullonte me armë zjarri jashtë banese, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë (EMRI)