Presidenti maqedonas mban fjalimin e fundivitit: Faktori politik shqiptar ka pasur një sjellje tepër korrekte ndaj përpjekjeve për ta ruajtur e ngritur identitetin

Presidenti maqedonas mban fjalimin e fundivitit: Faktori politik shqiptar ka pasur një sjellje tepër korrekte ndaj përpjekjeve për ta ruajtur e ngritur identitetin

Stevo Pendarovski

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski e mbajti sot  fjalimin e fundvitit para deputetëve të parlamentit, ku foli për një sërë çështjesh një prej tyre ishte sfida që kaloi vendi, siç ishte anëtarësimi në NATO në pranverë të këtij viti, përpjekjet për përparimin drejt Bashkimit Evropian dhe problemet që në këtë rrugë i nxori Bullgaria fqinje.

Duke u ndalur tek qasja e përfaqësuesve politikë shqiptarë në vend ndaj çështjes së identitetit maqedonas, Pendarovski tha se tek një pjesë e maqedonasve etnik, prej vitesh ekziston dyshimi nëse politikanët shqiptarë e mbështesin luftën e maqedonasve për afirmim më të gjerë ndërkombëtar.

“E konfirmoj me përgjegjësi, sepse jam në këto rrjedha më tepër se njëzet vjet, se faktori politik shqiptar edhe kur ka qenë në pushtet edhe në opozitë, gjatë gjithë këtyre viteve ka pasur një sjellje dhe mirëkuptim tepër korrekt ndaj përpjekjeve tona për ta ruajtur dhe ngritur identitetin maqedonas. Ky qëndrim, tha presidenti, na ndihmonte të jemi më të fuqishëm në takimet me të gjithë emisarët e huaj sepse e dinim se pa vetes kishim një qëndrim të bashkuar shtetëror. Ndryshe dhe nuk mund të jetë sepse Maqedonia e Veriut është shtëpi e përbashkët për të gjithë ne dhe këtu nuk ka ndarje në qiraxhinj dhe padronë”, u shpreh ai.

Pendsarovski foli me tone kritike për qëndrimet e heshtura të Bashkimit Evropian, ndërsa theksoi nevojën për vazhdimin e reformave dhe të rrugës së vendit të tij drejt këtij unioni.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • veliu: 16/12/2020 23:28

    BRAVO PENDAROVSKI,,,,,QE i ke vleresuar shqiptaret e maqedonise,,,shqiptarin po e trajtove mire ,,,te trajton si vella,,,nuk mban inate shqiptari...

    Përgjigju
    • Pjeter: 17/12/2020 07:51

      Eshte president,dhe ben ç'mos per unitetin,fatkeqesisht para ketij kishin edhe ata nje Ilir Meta,tani na ka ngel ne dobiçi ne dere,qe shkel kushtetuten ç'do dite.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur