Presidenti Meta emëron Komandantin e ri të Forcës Detare, Adnan Agastra

Presidenti Meta emëron Komandantin e ri të Forcës Detare, Adnan Agastra

Presidenti Ilir Meta dhe Komandanti i ri të Forcës Detare, Adnan Agastra

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka emëruar Komandantin e ri të Forcës Detare, Adnan Agastra. Në dekretin e firmosur ditën e sotme, Meta njofton se Agastra do të zëvendësojë Ilir Xhebexhinë, i cili është larguar për arsye që nuk dihen ende. 

"Në mbështetje të neni 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c)”, e ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes me nr. 6171/2 prot., datë 23.12.2021,

Neni 1/ Kundëradmiral Adnand Dëfrim AGASTRA, me detyrë “Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes”, në Forcën Detare, emërohet “Komandant i Forcës Detare”. Neni 2/ Ky dekret hyn në fuqi menjëherë", thuhet në njoftim. 

Agastra ka qenë më herët Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes, në Forcën Detare. Ndërsa gjenerali Xhebexhia u emërua në këtë post në vitin 2020, teksa më herët ka shërbyer si zëvendëspërfaqësues ushtarak i Republikës së Shqipërisë në NATO, atashe ushtarak në Mbretërinë e Belgjikës dhe jorezident në Republikën e Francës. Ai gjithashtu është vlerësuar me disa medalje e dekorata për arritje në fushën ushtarake.
 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan Hysi: 30/12/2021 02:56

    Me behet shume qejfi qe u vendon nje djale nga Orikumi ,dembabadem familje detare.Urimet e mia nga une Artan Mazllem Hysi

    Përgjigju
    • eltoni: 30/12/2021 15:33

      Te lutmur qe erdhi nje detar. Uroj qe qe mos ta bejk me keq se ce kane bere.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Muriqan/ Tentoi të kaloi kufirin me një sasi kanabisi me vete, vihet në pranga 34-vjeçari

Muriqan/ Tentoi të kaloi kufirin me një sasi kanabisi me vete, vihet në pranga 34-vjeçari