Presidenti Ilir Meta ka njoftuar përmes një postimi në Facebook ndarjen nga jeta të një miku të tij, Arjan Kuçit.
Ai shkruan se Arjani nuk u dorëzua, por i doli për zot familjes së tij, duke hyrë në Ambasadën Gjermane në korrik të vitit 90, me shpresën për ta shpëtuar nga varfëria.
“Ndarja nga jeta e Arjan Kuçit, shokut dhe mikut tim të mrekullueshëm në momentet më të vështira, është një lajm shokues dhe tronditës. Edhe pse i mbetur jetim adoleshent, Arjani nuk u dorëzua, por i doli për Zot familjes së Tij, duke hyrë në Ambasadën Gjermane në korrik të vitit ’90, me shpresën për ta shpëtuar nga varfëria, duke bërë edhe shumë sakrifica, veçanërisht për motrën e vëllain më të vogël, për t’u shndërruar në model frymëzues, force e virtytesh edhe për ne miqtë e Tij" - shkruan Meta.
Ai hyri ne Ambasade se mendoi ti jepte fund nje diktature jo se nga krahu tjeter po krijohej nje diktature tjeter me ty ne krye o Ilir Meta nga Skrapari. Ej se po pres te na japesh lajm kur ta fillosh ate revolucionin.
Përgjigju