Presidenti Meta i akordon kardinalit Troshani dekoratën 'Gjergj Kastrioti Skënderbeu'

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, merr pjesë në meshën e shenjtë të mbajtur nga Arqepshkvi Metropolitan i Firences, Kardinal Giuseppe Betori në Kishën e Shna Ndout në Laç.

Presidenti Meta vlerëson Hirësinë e Tij më të Shkëlqyer, Kardinalin shqiptar Ernest Simoni (Troshani) me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin: “Kardinalit të shquar shqiptar, përfaqësuesit të brezit të jashtëzakonshëm të klerikëve katolikë që jetën ia kushtuan besimit të palëkundur ndaj Zotit, dashurisë së pakushtëzuar ndaj njerëzve, vlerave të larta shpirtërore dhe morale, lirisë së ndërgjegjes e qëndresës dinjitoze në shërbim e në respekt të atdheut dhe kombit”.

Shumë i lumtur që ndodhem në Kishën e Shna Ndout, në shtëpinë e Zotit, në këtë vend të shenjtë pelegrinazhi, një nga kishat më të dashura, për të gjithë. Jemi mbledhur në kishën simbol të qëndresës dhe të lutjeve, për të nderuar së bashku Kardinal Troshanin. Kardinal Troshani një nga simbolet e gjalla të qëndresës dhe të lutjeve, një personalitet i spikatur i besimit katolik. Kardinal Troshani, promovues universal i vlerave të paqes, dashurisë, humanizmit, harmonisë e bashkëjetesës ndërfetare. Kam vendosur të nderoj Kardinalin e shquar shqiptar, Ernest Simoni Troshani, me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Kjo dekoratë me emrin e madhështorit e të pavdekshmit Heroit tonë Kombëtar, “shqiptarit më të gjallë ndër të gjallët”, siç do të shprehej Fan S. Noli, i jepet sot Kardinalit Troshani.

Kardinal Troshani përfaqësues i brezit të jashtëzakonshëm të klerikëve katolikë që jetën ia kushtuan besimit të palëkundur ndaj Zotit. Kardinal Troshani ia ka kushtuar jetën dashurisë së pakushtëzuar ndaj njerëzve, vlerave të larta shpirtërore dhe morale, lirisë së ndërgjegjes e qëndresës dinjitoze, në shërbim e në respekt të atdheut dhe kombit. Kardinali Troshani, ndër dëshmitarët e fundit të gjallë të gjeneratës së klerikëve shqiptarë, që u persekutuan mizorisht, u dënuan dhe u martirizuan. Kardinali Troshani, simboli i rezistencës dhe i përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave e idealeve kombëtare kur mbi Shqipërinë tonë qëndronin retë e zeza të diktaturës. Në vitin '63 Kardinal Troshani guxoi heroikisht të mbante një meshë në kujtim të presidentit të vrarë të SHBA, Xhon Kenedi.

Ky veprim, simbol i besimit, i paqes, i respektit dhe i lirisë u ndëshkua ashpër me dënimin me vdekje dhe më pas me 25 vjet burgim për Dom Troshanin. Falenderojmë Zotin, që Kardinali Troshani është sot mes nesh, si dëshmitar i gjallë i kalvarit të vuajtjeve të klerit shqiptar nën regjimin komunist. Kardinal Troshani, bariu që me fjalët dhe veprat e tij vijon ende të na inkurajojë për të ecur drejt udhës së atyre vlerave shpirtërore njerëzore, fetare e kulturore, kishtare e kombëtare. Shqiptarët i janë thellësisht mirënjohës mbështetjes e përkrahjes së vazhdueshme të Selisë së Shenjtë. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, janë shumë të rëndësishme dhe do të mbeten të tilla edhe në të ardhmen. Faleminderit Fort i nderuar Eminencë Kardinal Xhuzepe Betori, që erdhët në Shqipëri posaçërisht për të nderuar at këtë ceremoni të vecantë për Kardinalit tonë të dashur Troshani.

Presidenti Ilir Meta

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 29/05/2018 11:11

    Po mor po..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar